Alumil Albania
Choose your local website

Rezidencë Private (Lap Pool House)

Situata

Ishulli i Tinos karakterizohet nga elementë të fortë guri dhe toke të pjerrët. Ngjyrat e tokës , në kombinim me atmosferën, krijojnë një mjedis spektakolar për çdo vizitor. Pishinë shtëpie, një projekt i krijuar nga Aristides Dallas Architects, përmbledh të gjitha tiparet e identitetit të ishullit, duke i përfshirë ato në dizajnin e tij.

Zgjidhja

Thjeshtësia e Tinos është e dukshme në linjat e rezidencës, ndërsa ndërtimi merr frymëzim nga mjedisi i jashtëm shkëmbor. Duke parë vendbanimin nga larg, duket se ajo është e integruar në peisazhin natyror, duke lënë gjurmët e vizionit të arkitektit. Tre blloqe të mëdha çimentoje janë të lidhura me çatinë që përbëhet nga betoni i përforcuar i dukshëm, ndërsa struktura lineare e pishinës tërheq vëmendjen dhe shtrin vijën e padukshme të ndërtesës në det, duke ndryshuar mjedisin tokësor dhe ujor në një mënyrë imagjinare. 

Ne vazhduam me ambientin e brendshëm të rezidencës duke hyrë nga dera e përparme. Hyrja qendrore,e vendosur në pikën më të lartë, qëndron në gropën që shkëmbi krijoi. Linjat minimale të murit të jashtëm prej betoni vazhdojnë dhe brenda, duke rritur ndjesinë e kohezionit. Hapësirat e mëdha lejojnë dritën e diellit të shpërndahet brenda shtëpisë, ndërkohë që konstruksioni minimal i kornizës nënvizon në mënyrë delikate ndjenjën

Rezidenca ndërthur në mënyrë harmonike tokën, ajrin dhe betonin dhe na sjell ndërmend vlerën e thjeshtësisë konstruktive që plotëson mjedisin natyror.

Arkitektët: Aristides Dallas Architects

Identiteti Projektit

Vendi
Greqi
Qyteti
Tinos
Zona
Tinos
Viti
2017
Shto tek të preferuarat