Alumil Albania
Choose your local website

Zyrat e Google, New York - U.S.A.

Situata

Google është një kompani amerikane teknologjike shumëkombëshe e specializuar në shërbimet dhe produktet e lidhura me internetin. Këto përfshijnë teknologjitë e reklamimit në internet, kërkime, shërbime në klaud, softuere dhe harduere. Në vitin 2010, Google, i cili më parë kishte dhënë me qira hapësirën ​111 ​në Sheshin 8, kontraktoi blerjen e të gjithë ndërtesës prej (270,000 m2), në një marrëveshje të deklaruar me vlerë rreth 1.9 miliardë dollarë. Aktualisht është ndërtesa e katërt më e madhe e qytetit në aspektin e hapsirës së sipërfaqes për kate në vitin 2014. Ndërtesa është një nga më të mëdhatë në pronësi të zyrave - teknologjisë në botë.

Sfida

Gjigandi i njohur teknologjik Google kërkonte të përmirësonte vlerën estetike dhe efikasitetin e selisë së kompanisë në New York. Prandaj, duheshin dritare që do të përfshinin karakteristika themelore dhe në të njëjtën kohë të ishin të përforcuara dhe jashtëzakonisht të qëndrueshme. Në mënyrë të veçantë, projekti kërkoi instalimin e 3,500 dritareve për një nga ndërtesat më të mëdha në New York, "111 8th Avenue", në të cilën gjenden zyrat e Google. Sipas specifikave, kërkohej një koeficient Uw = 0,57 W / m2K, kështu që nevojiteshin dritare me izolim tejet të lartë.

Zgjidhja


Pasi që asnjë kompani tjetër përveç ALUMIL (me një propozim akoma më të mirë të Uw = 0,55 W / m2K), nuk arriti të paraqesë një zgjidhje në përputhje me këto standarde, zyra e projektimit ngriti koeficientin e izolimit termik në Uw = 1,14 W / m2K, në mënyrë që të marrin më shumë oferta. ALUMIL, i cili operon në SHBA për një dekadë tashmë, paraqiti shpejt propozimin e tij të dytë, bazuar në kërkesat e reja. Për më tepër, ALUMIL vazhdoi edhe në ndërtimin e një prototipi, i cili përfshinte sistem ekstra hijezimi me dizajn aerodinamik dhe hijezime të brendshme me funksionalitet të lartë. Dritarja shembull ALUMIL u instalua në kohën e caktuar për vlerësim, duke iu përgjigjur në kohë rekord më shpejt se sa konkurrentët e saj. Për konfirmimin e dizajnit përfundimtar, testet e performancës u zhvilluan në dhomat e testimit të avancuara të ALUMIL në Greqi dhe më vonë në SHBA, matjet në lidhje me përshkueshmërinë ndaj ajrit, ujit, presionit të erës dhe më në fund rezistencës ndaj ngarkesave. Konkretisht, departamenti inovativ i R & D i kompanisë zhvilloi një version të përshtatur të sistemit të shkëlqyeshëm të dritares SUPREME S91.

Identiteti Projektit

Viti
2014
Shto tek të preferuarat