Fakulteti i Inxhinierisë Elektronike
Ndërtesa e re e Fakultetit të Inxhinierisë Elektronike në Universitetin e Nish-it në Serbi integrohet lehtësisht me ndërtesën ekzistuese, duke e rigjallëruar atë më shumë.
Fasada e ndërtesës pesëkatëshe i jep karakter godinës, përcjell një ndjesi moderne dhe të freskët. Ndërtesa e re është e lidhur me atë të vjetrën përmes një ure të mbyllur këmbësorësh, duke mundësuar lehtësisht lidhjen midis tyre. Arkitektët e studio Teking u përqendruan në funksionalitetin e ndërtesës dhe dizajni i tyre përfshin kryesisht elementin e bardhë, kombinuar me dritare të shumta për të përmirësuar ndriçimin natyral.
Zgjedhja e një sistemi fasade alumini të fortë dhe me efiçensë të lartë energjetike nënvizon synimin për ta mbajtur ndërtesën e re në përputhje me standardet e sotme për sa i përket konsumit të energjisë dhe rezistencës ndaj kushteve të rënda të motit.
Nëse dëshironi të mësoni më shumë për SMARTIA M7, sistemin e përdorur në projektin e Fakultetit të Inxhinierisë Elektronike në Nish, Serbi, vizitoni faqen e produktit dhe zbuloni karakteristikat e tij.
Arkitekt: Studio Teking