Alumil Albania
Choose your local website

Qyteti Gronzy

Sfida

Ndërtimi i 7 kullave ishte planifikuar në një nga sheshet më të mirënjohura të Gronzy, duke përfshirë 5 prej tyre për përdorim rezidencial. Një kullë 154 metra spikati mes tyre, pasi, për shkak të dizajnit të saj spektakolar dhe përmasave të mëdha, ajo do të ishte një pikë moderne referuese. 

Zgjidhja

Projekti ambicioz Qyteti Grozny përfshiu ndërtimin e 7 ndërtesave luksoze shumëkatëshe. Konkretisht, projekti përfshiu: një kullë 45-katëshe, dy kulla 25-katëshe, dy kulla 18-katëshe, ndërsa plani përfshinte gjithashtu një hotel dhe një qendër biznesi që do të "shkëlqente" në qendër të qytetit.

Kulla 154 metra dallohet midis ndërtesave të tjera të projektit. Përmes linjave intensive të dizejnimit të qiellgërvishësit, vizioni i arkitektit, Sulman Kavrnukaev, për hapjen dhe inovacionin bëhet i dukshëm. Vendndodhja e ndërtesës pranë lumit Sunzha, sjell një ndjenjë të lëvizjes dhe i dërgon një mesazh pozitiv vizitorit.

Konstruksioni i fortë është i përforcuar nga sistemet e fasadave po aq të qëndrueshme, të cilat përshtaten në mënyrë të përsosur me qasjen e projektimit që u miratua për kullën. Në të njëjtin kuptim, sistemet prej alumini të izoluara termikisht që janë përdorur në apartamente ofrojnë siguri dhe lejojnë që drita natyrale të hyjë e papenguar në brendësi.

Qyteti Grozny është një pikë referimi bashkëkohore për qytetin. Zgjidhjet inovative të dizenjimit dhe konstruktive që u zgjodhën gjatë zbatimit të tij, e bëjnë atë një projekt të vlerësuar ndërkombëtarisht.

 

Arkitekt: Sulman Kavrnukaev

Identiteti Projektit

Vendi
Rusi
Qyteti
Grozny
Viti
2011
Shto tek të preferuarat