Hotel Century Plaza
Sfida
Një hoteli historik në zonën e Century City në Los Angeles i nevojitej një rinovim, në mënyrë që të hyjë në një epokë të re. Century Plaza legjendar është një pikë referimi për qytetin, kështu që ridizenjimi i tij duhet të bëhet në përputhje me historinë e gjatë të tij.Zgjidhja
Century City është një lagje e famshme në zonën perëndimore të Los Angeles-it. Është një qendër biznesi në qytet dhe kjo bëhet e dukshme kur dikush sheh pamjen spektakolare që krijojnë kullat e gjatë, në qiell. Hoteli Century Plaza, me vendndodhje në zemrën e Century City, tërheq syrin e vizitorit.
Në ridizejnim disa elemente të së shkuarës së ndërtesës u ruajtën, të tilla si ballkonet e veçanta. Të gjitha hapësirat e hotelit janë pajisur me sisteme prej alumini të izoluara termikisht, sisteme me ngritje & rrëshqitje që mundësojnë efiçencë të lartë të energjisë dhe në të njëjtën kohë përzihet në mënyrë perfekte me stilin modern të ndërtesës.
Hotel Century Plaza është gati për ciklin e dytë të jetës. Ky hotel është një pikë referimi special për qytetin e Los Angeles-it, përsa kohë në të është akomoduar Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të famshëm të tjerë. Tani, Century Plaza i rinovuar do të rihapë dyert e tij, në mënyrë që të mundesojë sërisht komfortin dhe standartet e larta të jetesës.
Arkitektët: Pei Cobb Freed, Gensler dhe Marmol Radziner