Alumil Albania
Choose your local website

Rezidenca Central Park

Situata

Nevoja për apartamente luksoze banimi në zemër të qendrës së biznesit së Nikosia ishte ajo që drejtoi dizajnin dhe ndërtimin e kësaj tulle shumëkateshe, e ndërtuar në rrugën Evagarou. 

Zgjidhja

Nikosia është një qytet i gjallë me një aktivitet të pasur biznesi. Si kryeqyteti i Republikës së Qipros, tërheq një numër të madh të njerëzve të biznesit dhe sipërmarrësve. Këta njerëz kanë një mënyre jetese të shpejtë dhe duan të jenë në zemër të çdo gjëje të re në çdo moment.

Rezidenca Central Park është një ndërtesë banimi madhështore në një zonë të re të qytetit, që përfshin të gjithë elementët që i duhen një qytetari të botës në jetën e tij/saj të përditshme. Dizajni arkitektural i  Moshe Zur  dhe arkitektëve Vafeiades & Vafeiades sjell superioritet të kësaj ndërtese 20 katëshe. Skajet e mprehta, qelqi dhe betoni krijojnë këtë përzierje unike duke mundësuar një rezultat harmonik me një vlerë estetike moderne. Efiçensa e energjisë së kullës ishte përparësia kryesore, prandaj u zgjodh një fasadë me performancë të lartë, e cila rrit dritën natyrale.

Cdo apartament ndjek të njëjtën filozofi si i gjithë ndërtimi. Hapësirat e gjera theksojnë ndenjën e eksuzivitetit dhe ofrojnë një pamje të papenguar, duke lejuar që drita të hyjë në ambientin e brendshëm. Për më tepër, cilësia superiore e sistemeve prej alumini të izoluara termikisht kombinojnë dizajnin modern me sigurinë e lartë dhe nivelet e izolimit akustik, duke mundësuar që privatësia të jetë një parakusht për një apartament luksoz. 

Kulla ofron banesa me dy dhe tre dhoma që janë të karakterizuara nga një elegancë e sofistikuar. Ambienti i brendshëm i një rezidence të pajisur totalisht ka një stil modern dhe minimal, pa cënuar standartet e një jetese elitare. Hapësirat japin ndenjën e unifikimit, por në të njëjtën kohë kontribuojnë në izolim - nëse është e dëshirueshme. Së fundmi, duke shkuar drejt verandës që mbikëqyr qytetin, pamja e jashtëzakonshme nënvizon rëndësinë e vendndodhjes, duke ofruar momente qetësie në fund të një dite të gjatë. 

Rezidenca Central Park nuk eshte vetëm një ndertese me apartamente. Është një pikë e re referimi për Nikosia, duke nënvizuar rolin thelbësor si një kryqëzim i aktiviteteve ekonomike dhe të biznesit në një rajon më të gjërë. 

 

Arkitektët: Moshe Zur dhe Vafeiades & Vafeiades

Identiteti Projektit

Vendi
Qipro
Qyteti
Nikosia
Viti
2019
Shto tek të preferuarat