Alumil Albania
Choose your local website

Vilat ekologjike ArtHill

Sfida

Zgjedhja për të ndërtuar 5 vila në një nga zonat më të njohura të rajonit Sithonia në Kalkidiki, Greqi, erdhi me parakushtin e respektimit të traditës në kombinim me vlerat bashkëkohore të qëndrueshmërisë dhe ekonomisë qarkulluese. 

Zgjidhja

Villat ekologjike ArtHill përbëhen nga 5 vila me dy nivele që u krijuan si akomodime turistike, të dizenjuara për të ofruar një përvojë unike për secilin vizitor. Që në fillim, çështja kryesore ishte integrimi i traditës dhe mikpritjes greke në qasjen e ndërtesave. Një ndjenjë e ngrohtë për këdo që jeton brenda. Arkitektët Panagiotis Karagiannis dhe Tina Gkountara e përfshinë këtë filozofi në hartimin e 5 ndërtesave, duke i bërë ato të arritshme për këdo që kërkon ekuilibrin personal me një stil "ndihem si në shtëpi". Elementi i jashtëm që bie në sy është natyrisht guri në fasadë që sjell në pamje traditën dhe na kujton historinë e gjatë të Nikitit (emri i këtij qyteti të vogël në Kalkidiki). Çdo vilë ka pishinë private, tarracë, pergola minimale dhe një kopsht të vogël, nga i cili mysafirët mund të korrin perime dhe barishte për ushqimet e tyre. Duke shkuar në brendësi mund të vërejmë lehtësisht vazhdimësinë e elementit prej guri, i cili i kombinuar me detaje elegante prej druri i jep një personalitet miqësor dhe antropocentrik në 55 metër katrorë çdo ndërtese. Për më tepër, sistemet moderne prej aluminit të izoluara termikisht sigurojnë pamje te azhornuar të ndërtimeve, ndërsa- për shkak të modelit të tyre- lejojnë mbulimin e hapësirave të mëdha të dritareve dhe kontribuojnë në përhapjen e dritës së bollshme natyrale. Vlen të përmendet se çdo vilë është efikase në energji përmes paneleve diellore. 5 vila që përbëjnë vilat ekologjike ArtHill transmetojnë vizionin e akomodimit me cilësi të lartë dhe relaksim total. Sidoqoftë, ata nuk harrojnë çështjen kryesore të kohëve tona: qëndrueshmërinë dhe mbrojtjen e mjedisit.

 

Arkitektët: Panagiotis Karagiannis dhe Tina Gkountara

Identiteti Projektit

Vendi
Greqi
Qyteti
Nikiti
Zona
Chalkidiki
Viti
2021
Shto tek të preferuarat

Perpunues Alumini

ATLAS DOOR, Papadopoulos Georgios & Son