Alumil Albania
Choose your local website

Vilat & Suitat Alkyonides

Situata

Duke parë horizontin nga dy vilat dhe një suitë luksoze, ju keni një pamje të mrekullueshme të detit Jon dhe Marathonisi, një ishull i vogël në anën jugore të ishullit Zakinthos.

Zgjidhja

Gjatë ditës, vilat luksoze janë te ndriçura nga rrezet e diellit në shpatin e malit duke nxjerrë në pah tonet e tyre të ngjyrave të tokës që vijnë nga muratura me pllaka me tulla kafe, betoni i bardhë aristokratik dhe ngjyra blu e elementit të ujit. Ndërkohë pasdite, gjatë perëndimit , çdo gjë ndryshon, me reflektime të verdha dhe portokalli krijojnë iluzionin e një peisazhi që është duke u djegur. Linjat arkitektonike të Giannis Kiratsous nga zyra arkitektonike Dedalo Progetti mbeten të drejta, të thjesht dhe të rrepta, por pa provokuar natyrën. Alkyonides dominojnë plotësisht të harmonizuar në shpatin e ishullit, duke u ofruar vizitorëve një pamje të papenguar të Detit Jon. Sipërfaqet e mëdha prej xhami me kornizat më pak të dukshme të aluminit theksojnë emrin e linjës së produktit të sistemeve të instaluara të aluminit, të njohur si linja "Phos" (nënkupton dritën). Ndërsa në të njëjtën kohë, ato ofrojnë një unifikim të qetë të mjedisit të brendshëm me mjedisin e jashtëm. Lidhur me ambientet e brendshme, luksi mbizotëron me mobiljet në nuancat natyrale të drurit që premtojnë qetësi dhe ngrohtësi. Duke i dhënë më shumë peshë pamjes së pasur, dekorimi i brendshëm është shumë i thjeshtë dhe përfshin estetikën minimale, e ndikuar qartë nga linjat e lehta të verës që "valëviten" në hapësirë

Arkitekti: Giannis Kiratsous nga zyra arkitekturore Dedalo Progetti

Identiteti Projektit

Vendi
Greqi
Qyteti
Marathias
Zona
Zakinthos
Viti
2019
Shto tek të preferuarat

Perpunues Alumini

BAMIX, Nick. Michalopoulo's Sons GP