Alumil Albania
Choose your local website

3CX

Situata

Në ishullin e tretë më të madh në Detin Mesdhe, Qipro, sfida e Michael Seroff dhe Sotos Papadopulos (Arkitektët Seroff & Papadopulos) ishte të dizenjonin zyrat qendrore të 3CX në Nikosia.

Zgjidhja

Që në momentin e parë, kërkesat u vendosën në idenë arkitektonike, siç është zhvillimi i ulët i zyrave të ndërtesës që do të ngrihet mbi nivelin e katit përdhe që përmban hapësira të ndryshme shoqërore, të tilla si auditori, kafeteria, gjimnazi, ambientet e jashtme, zonat për të pushuar dhe një pishinë. Pjesa më e madhe e parkimit është e fshehur në bodrum, në mënyrë që të përdoret pa ndikuar në estetikë. "Dyshja arkitektonike" me një ide unike e mbajti aktivitetin profesional të ndarë nga ato të tjerat që zhvilloheshin në katin e parë duke mbështetur ndërtesën në kolona. Pasqyrimi i peisazhit përreth përmes reflektimit të xhamave të vendosura ballë për ballë krijon iluzionin e një kutie të zezë që rri pezull. Fasadat që pajisin ndërtesën janë të hijëzuara nga fletët vertikale të zeza prej alumini dhe nga panelet e gjera prej metali të anodizuar që sigurojnë mbrojtje nga faktorët e jashtëm dhe japin ndjenjë lirie gjatë punës. Duke kaluar në brendësi të ndërtesës, katet e zyrave janë të hapura dhe fleksibël me nivele të ndryshme të privatësisë, duke shprehur qartë karakterin dhe filozofinë e një kompanie teknologjike. Të gjitha hapësirat kanë akses kundrejt dritës natyrale dhe ajrit të pastër. Ndërkohë që atriumi vepron si burim drite për perimetrin e brendshëm të zyrave dhe si një lloj hinke për ajrin e pastër. Iu dha theks i veçantë masave të sigurisë, duke qenë se ndërtesa është planifikuar të përdoret 24 orë.

Arkitektët: Michael Seroff dhe Sotos Papadopoulos (Seroff & Papadopoulos Architects)

Identiteti Projektit

Vendi
Qipro
Qyteti
Egkomi
Zona
Nicosia
Viti
2018
Shto tek të preferuarat