Alumil Albania
Choose your local website
anodizing

Pse duhet ta zgjedh aluminin

Ka shumë zgjidhje në lidhje me materialet që mund të përdoren për dyer dhe dritare. Pse duhet të preferohet pikërisht alumini? Para së gjithash alumini është një metal me karakteristika mekanike të shkëlqyera, material i cili ka revolucionarizuar shumë sektorë të teknologjisë. Ndonëse është shumë më i lehtë se sa metalet e tjera , ai ka nivele mjaft të larta të fortësisë mekanike dhe kjo është arsyeja kryesore se përse ai përdoret kaq shumë në aerodinamikë, që është një fushë me kërkesa mjaft të larta. Gjithashtu është shumë rezistent kundrejt shumë formave të korrozionit dhe ka pothuajse zero shpenzime për mirëmbajtje.

Për më tepër, alumini është elementi i tretë më i zakonshëm që gjendet në koren e Tokës. Është një material "eko" që mund të riciklohet pa ndonjë degradim përsa i përket cilësisë. Energjia që duhet për riciklimin e tij është sa vetëm 5%  e asaj të shpenzuar për prodhimin e tij fillestar, duke e bërë atë një nga materialet më "eko" në industrinë e konstruksioneve. Në veçanti, avantazhet e dyerve dhe dritareve prej alumini janë si më poshtë:

 

Mechanical properties

Karakteristikat mekanike

Kornizat prej alumini janë zgjidhje që do t'ju sigurojnë dyer dhe dritare shumë solide, dhe si pasojë më shumë siguri dhe qëndrueshmëri afatgjatë. Në rast të luhatjeve të temperaturave të larta, ato nuk do të deformohen për një kohë mjaft të gjatë, një fakt që është mjaft i rëndësishëm në rajone me mjaft diell dhe temperatura të larta gjatë muajve të verës. Kjo është arsyeja pse ato garantojnë dimensione shumë ekzakte dhe që mbeten të pandryshuara dhe nuk ndikohen nga bymimi dhe tkurrja. Në këtë mënyrë realizohet edhe një hermeticitet mjaft i lartë kundër ujit dhe ajrit dhe një përshtatje perfekte midis kasës dhe kanatës. Gjithashtu soliditeti i kornizave prej alumini është një faktor që ndikon pozitivisht për të realizuar dimensione të mëdha , për të patur një hyrje maksimale të dritës natyrale, pa rrezikuar që kornizat të përkulen apo përdridhen, siç ndodh shpesh me materale të tjera, më të buta. Madje edhe për konstruksione me profile mjaft të holla, një derë me dy kanate mund të mbajë deri në 1000 kg!
Së fundmi, në rast zjarri, dyert & dritaret prej alumini nuk favorizojnë përhapjen e tij, në të kundërt ato e kufizojnë. Alumini në kontrast me materiale të tjera, absorbon dhe largon një sasi të madhe të nxehtësisë që mund të shkaktohet nga zjarri. Kur shkrin alumini, në 660 gradë Celsius, ai e ngadalëson shpejtësinë e zjarrit, pa krijuar gazra të djegshme ose toksike.

Siguria

Kornizat prej alumini për dyer dhe dritare ofrojnë nivele mjaft të larta sigurie, për shkak të konstruksionit të tyre solid dhe të qëndrueshëm, duke ndaluar ndërhyrje të mundshme. Mbasi ato janë shumë solide, ato bashkëpunojnë me mjaft efikasitet me një numër të madh mekanizmash & aksesorësh, duke e përforcuar akoma më shumë sigurinë tuaj. Dyert dhe dritaret e ALUMIL janë të certifikuara përsa i përket mbrojtjes kundër-vjedhjeve, sipas standartit ndërkombëtar "RC-Klasifikimi i Rezistencës"
Security
Design

Dizenjo

Hapësira ku ne jetojmë është pjesë e vetes tonë, mbasi ne kalojmë afërsisht më shumë se 50% të kohës sonë në shtëpi. Nëqoftëse e konceptoni kështu, dyert dhe dritaret e shtëpisë janë një pjesë kryesore e gjithë funksionalitetit të përgjithshëm si edhe e vlerave estetike të të gjithë ambientit, të cilat formojnë pamjen e brendshme dhe atë të jashtme. Kornizat e dyerve dhe dritareve prej alumini ofrojnë një numër të pafundëm zgjedhje dizenjosh, nga dy aspekte përsa i përket tipologjisë dhe dimensioneve ( p.sh. Dizenjo minimale me profile shumë të holla, tipologji këndore, konstruksione dyer me shumë kanate), si edhe përsa i përket trajtimit sipërfaqësor, me një seri mjaft të gjerë ngyrash dhe teksturash, për të kënaqur çdo kërkesë, nevojë apo dëshirë. Asnjë material tjetër nuk mund të ofrojë fleksibilitet dizenjosh pa kufij. Së fundmi, sistemet prej alumini nuk kufizohen vetëm për dyer dhe dritare; ato japin mundësi për krijimin e një numri të konsiderueshëm konstruksionesh arkitekturale. Kjo do të thotë se nëqoftëse ju do të kontaktoni një përpunues alumini, ju mund të merrni një ofertë të përgjithshme me zgjidhje të integruara që do të përmirësojë shtëpinë tuaj, nëqoftëse ekziston një nevojë e tillë.

Izolimi termik

Shpesh thuhet se kornizat prej alumini nuk janë kaq të mira kur bëhet fjalë për izolime termike apo akustike, e cila është krejtësisht gabim! Progresi në teknologji dhe kërkimet e vazhdueshme kanë çuar në krijimin e kornizave prej alumini me izolim mjaft të lartë. Kornizat prej alumini të përforcuara me poliamide speciale për izolim mund të ofrojnë nivele mjaft të larta izolimi termik të përshtatshme për konceptin e "ndërtesave pasive" me zero ose pothuajse zero konsum energjie. Në kombinim me sistemet mbrojtëse për dritare, një dritare e izoluar termikisht do të mbrojë shtëpinë tuaj prej temperaturave të padëshiruara nga ambienti i jashtëm, si në dimër ashtu edhe në verë. Për më tepër, për hir të përdorimit të llastiqeve/guarnicioneve të avancuara përsa i përket hermeticitetit, madje edhe erërat e ftohta veriore trajtohen me mjaft efikasitet, pa rrezikuar që dritarja juaj ta lejojë që dimri të "kalojë" brenda shtëpisë suaj. Së fundmi, reflektimi i lartë i aluminit (albedo) ndalon radiacionin diellor dhe zvogëlon nxehtësinë e absorbuar nga kornizat gjatë periudhave me intensitet të lartë dielli, duke kontribuar në këtë mënyrë në ruajtjen e temperaturës së brendshme të shtëpisë gjatë verës. Në fakt, kjo është arsyeja pse sistemet e hijëzimit prej alumini po përdoren shumë shpesh për hijëzimin e ndërtesave.
Thermal insulation
Sound insulation

Izolimi akustik

Izolimi akustik është gjithashtu një nga karakteristikat që duhet të merret parasysh kur zgjidhen kasat për dyer dhe dritare, veçanërisht për shtëpi të vendosura në ambiente urbane me ndotje të lartë akustike. Për sa i përket këtyre, ka kontrolle dhe certifikime në lidhje me izolimin akustik që garantojnë dyert dhe dritaret. Materialet elastike hermetizuese me cilësi mjaft të lartë të përdorura nga ALUMIL nga brenda si edhe në formë perimetrike të sistemeve tona, si edhe materialet hermetizuese për të gjitha dyert dhe dritaret kur ato mbyllen pa lejuar hapësira për të kaluar zhurma, ofrojnë nivele mjaft të larta të izolimeve akustike. Natyrisht, në ngjashmëri me izolimin termik, faktori më i rëndësishëm për të rritur izolimin akustik janë panelet prej xhami që do të montohen në dyert dhe dritaret. Për shembull, dritare me xham tripleks ofrojnë izolim akustik të pakrahasueshëm në krahasim me panele xhami të thjeshta.