Mbasi të keni zgjedhur një prodhues për dyert dhe dritaret tuaja, duhet të kihen kujdes edhe disa pika të tjera gjatë dorëzimit dhe instalimit të kornizave të aluminit që ju keni zgjedhur. Një detaj shumë i rëndësishëm! Gjatë instalimit, kornizat nuk duhet të bien në kontakt direkt me muret ose dyshemenë; përndryshe izolimi termik do të eliminohet. Midis kornizave dhe mureve ose dyshemesë duhet të vendosen kunja plastike ose materiale të tjera izoluese speciale nga të gjitha anët, me qëllim që të ruhen cilësitë e izolimit termik të dritares ose derës tuaj dhe të gjitha bashkimet duhet të mbushen me silikon.
Të gjitha dritaret duhet të kenë vrima të veçanta në kasat e tyre për drenazhimin e ujit që grumbullohet nga rreshjet e shiut dhe nga lagështia. Këto vrima mbulohen me tapa të veçanta. Edhe kanatat e dritareve duhet gjithashtu të kenë vrima për drenazhimin e ujit, si në profilet fundore ashtu edhe ato të sipërm.