Alumil Albania
Choose your local website
Alumil Albania
Choose your local website
Header after sales

Udhëzimet e pastrimit dhe mirëmbajtjes për dyer dritareve

Megjithatë nuk është vetëm prodhuesi që ka obligime. Çdo përdorues ka obligime në lidhje me mirëmbajtjen e dyerve dhe dritareve
CLEANING DOOR AND WINDOW FRAMES

PASTRIMI I DYERVE DHE DRITAREVE

Duhet të pastroni dyert dhe dritaret tuaja të paktën një herë në vit. Nëqoftëse shtëpia juaj është afër bregdetit ose në një zonë industriale, ju do të duhet t'i pastroni ato më shpesh. Duhet të keni kujdes të mos dëmtoni funksionimin e tyre si edhe aparencën e tyre në momentin që i pastroni. Idealisht duhet të përdorni një leckë të butë ose sfungjer, shumë ujë dhe një agjent pastrues të butë, siç mund të jetë sapun larje i thjeshtë.                                                             

Kujdes: Mos përdorni kurë llastik vaditje kopshti ose pajisje pastrimi me presion të lartë

MBROJTJA E SIPËRFAQES

Kujdesuni që pamja e kornizave tuaja të jetë e padëmtuar. Me qëllim që kornizat tuaja të mbajnë atë pamje fillestare të përsosur, ju duhet t'i pastroni ato nga mbeturina materialesh ndërtimore që mund të kenë mbetur të ngjitura në sipërfaqen e tyre gjatë punimeve që mund të keni bërë në shtëpi, si çimento, allçi etj.

Mos ngjitni mbi sipërfaqen e tyre materiale si shirita ngjitës, ose edhe shirita të tjerë mbi profilet e aluminit, mbasi ato mund të dëmtojnë ngjyrën. Nëqoftëse vini re shenja silikoni ose ngjitësi, përdorni një sasi të vogël alkool në ngjyrë blu dhe një leckë të butë mundësisht prej pambuku për t'i hequr ato duke i fërkuar lehtë. Mos përdorni materiale me sipërfaqe të ashpër , tela ose produkte /solucione pastrimi të forta për të mirëmbajtur kornizat, mbasi mund të shkatëroni sipërfaqet e tyre.

SURFACE PROTECTION
ACCESSORIES PROTECTION

MBROJTJA E AKSESORËVE

Dyert / dritaret me rrëshqitje, duhet  të keni kujdes që udhëzuesat e rrëshqitjes të mos bien në kontakt me baltë ose me elementë të tjerë në gjendje të fortë. Furçat duhet të mbahen të pastra, pa mbeturina ose copa ngjitësi. Siç edhe u përmend tek sistemet me hapje , për një hermeticitet dhe qendrueshmëri  të shkëlqyer, duhet të kujdeseni për llastiqet dhe duhet të  vajisni/grasatoni të gjitha pjesët e lëvizshme të sistemit me sprei silikoni një herë në vit