Alumil Albania
Choose your local website
sublimation

Imitimi

Çfarë është imitimi dhe pse duhet ta zgjedhim atë ?

Imitimi është një praktikë lyerje që kombinon pamjen estetike të drurit ose materialeve të tjera, si beton apo bakër, me profilet e aluminit gjë që e cila rezulton në pamje estetike unike. Procesi i prodhimit është i njëjtë me atë si me lyerjen me pudër me dy hapa të tjera më shumë midis lyerjes fillestare të bazës dhe procesit të kurimit:   

  • Aplikimi i një Filmi Transmetues-Nxehtësie me vakum (film plastik që ka efektet e dëshiruara me bojë speciale) mbi sipërfaqen e lyer të profileve, dhe
  • Transferimi me Nxehtësi i bojrave mbi shtresën e lyer të profilit.

Imitimi është një trajtim sipërfaqësor unik, që siguron: 

  •  Pamje Estetike: Pamje estetike unike që shpesh kërkohen në ambientet tradicionale si edhe aplikime sidomos në zona rurale
  • Stabiliteti i Ngjyrës: Të gjitha opsionet e katalogut të ri të ngjyrave të imitimit të Alumil përdorin pudra të Klasit 2 si bazë. Prandaj degradimi i ngjyrës dhe shkëlqimit për shkat të radiacionit të diellit është minimal
  •  Lehtësi Mirëmbajtje: Shpëlarje e thjeshtë ose larje me ujë me sapun të butë do të kthejë sipërfaqen me imitacion në pamjen e saj fillestare.  

Shënim: Ju lutemi shihni paragrafin për Para anodizim për të zbuluar mundësi të tjera

Cilësi e Certifikuar

Alumil, duke patur gjithmonë si piksynim për të dhënë serviset dhe cilësinë më të mirë, është certifikuar për produktet me imitim përveçcertifikatave për lyerje me pudër
sublimation-min

Çfarë opsione ekzistojnë : Katalogu i imitimi i Alumil

Duke ditur mirë nevojat e tregut për cilësi superiore, Alumil ka zhvilluar një katalog ngjyrash imitimi bazuar tek pudrat super të qendrueshme (Qualicoat Class 2) lyerje baze, duke ofruar një kombinim pa krahasim midis pamjes estetike klasike dhe qendrueshmërisë mjaft të madhe. Seria e ngjyrave përbëhet nga (21) opsione. Oak, ëalnut, Cherry, Nussbaum dhe më shumë prezantohen në versione të ndryshme për të realizuar çdo kërkesë estetike.

Një përfaqësim i rëndesishëm i opsioneve të mundshme mund të gjendet në Katalogun e Ngjyrave si më poshtë.

katalogu i imitimit të drurit

Ne ju sugjerojmë që të vizitoni një nga showroom-et tona që të shihni ngjyrat dhe strukturat reale të zgjidhjeve që ne ju ofrojmë.