Anodizimi është një proces elektrokimik për të ndryshuar strukturën sipërfaqësore të profilit proces i cili krijon një shtresë mjaft të hollë oksid alumini në sipërfaqen e jashtme të pofilit , mjaft rezistent kundrejt korrozionit. Kjo shtresë është komplet e integruar në strukturën e aluminit , gjë e cila bën që as të mund të hiqet dhe as të zhvishet. Kjo realizon cilësi të tilla tek profilet e aluminit siç janë:
- Pamja estetike : Pamje estetike unike që thekson edhe më shumë natyrën metalike të aluminit
- Stabilitet ngjyrash : Ruajtje jetëgjatë e ngjyrave, mbasi sipërfaqet e anodizuara kanë një shpejtësi mjaft të madhe të reflektimit të dritës dhe rezistenca totale kundër rezeve UV thjesht ndikohet vetëm nga kushtet e ambientit
- Qendrueshmëria: Si gjatë fabrikimit, menaxhimit (transportit) instalimit dhe përdorimit
- qendrueshmëri për zhveshje sipërfaqësore, meqënëse ngjyra e anodizimit është e integruar brenda aluminit dhe nuk është thjesht një shtresë e ngjitur në sipërfaqe.
- rezistente kundër gërvishtjeve, meqënëse procesi i anodizimit krijon një shtresë të fortë qeramike në sipërfaqen e aluminit
- Lehtësi Mirëmbajtje: Për shkak të gjithë vetive përsa i përket qendrueshmërisë të përmendura më sipër të profileve të anodizuara, kërkesa për mirëmbajtje është minimale. Një shpëlarje e thjeshtë ose pastrim me ujë duke përdorur sapune të buta do të kthente një sipërfaqe të anodizuar tek pamja e saj fillestare origjinale. Mund të përdoren edhe pastruesa abrazive të buta për raste pastrimi disi më të vështira.
- Shëndeti dhe Siguria : Një produkt i anodizuar, kimikisht është mjaft i qendrueshëm, nuk dekompozohet, nuk është toksik dhe është komplet i riciklueshëm