Alumil Albania
Choose your local website

Katër Muret

Sfida

Ideja originale nga arkitekti Nicolas Frantzeskos, e aplikuar në dizajnin e kësaj shtëpie, që është vendosur në këmbët e Malit Hymettus, ishte zbërthimi i formës katrore e drejtkëndëshe klasike, me katër mure e cila definonte dhomën e ndenjes, duke e mbyllur për përdorim të përditshëm dhe për funksione rezidenciale. 

Zgjidhja

Të katërt muret janë vendosur paralelisht me njëri tjetrin, duke ndarë përdorimet (publik, privat) dhe funksionet e shtëpisë. Morfologjia e tokës të drejton në zhvillimin e hapësirave në pesë nivele e cila mban kontaktin vizual me njëri tjetrin duke dhënë ndenjën e bashkimit. Në nivelin e dytë është një palestër, një kinema shtëpie/skenë live, një dhomë ngrënieje, kuzhina dhe suita master dhe në nivelet e lartme +1 dhe +2 është dhoma e ndjenjes e cila ofron një pamje të papenguar nëpërmjet një dritareje gijotinë dhe të gjitha hapësirave të përdorimit. Pjesa perëndimore e ndërtesës është e mbrojtur nga struktura metalike me louvers bambo, duke i dhënë nje karakter teatral fasadës së ndërtesës. 

Në mënyrë që të mbanin filozofinë dizenjuese të projektit, sistemet prej alumini të një dizajni minimal termo izoluese janë instaluar, duke u bërë zgjidhja ideale për të mbuluar hapësira të mëdha e në të njëjtën kohë duke lënë dritën natyrale që të penetrojë në ambientin e brendshëm, falë kornizave shumë pak të dukshme prej alumini. Gjithashtu, aftësia e konstruksioneve të këndit pa kolona të fiksuara, të japin një ndjenjë unike të lirisë dhe kontaktit direkt me ambientin e jashtëm. Për më tepër, falë gijotinës së gjerë elektrike, Katër Muret ofrojnë një pamje të mrekullueshme të Gjirit Saronik dhe pjesës më të madhe të Athinës.

Identiteti Projektit
Vendi
Greqi
Qyteti
Voula
Zona
Atika
Viti
2018
Shto tek të preferuarat

Perpunues Alumini

TECHNIKAL, Νικολής Νίκος