Alumil Albania
Choose your local website

Suita luksoze Akrolithos

Sfida

Një resort veror duhet të frymëzojë vizitorët e tij, duke u ofruar atyre rehati dhe siguri. Akrolithos Luxury Suites krijon një mjedis mikpritës miqësor me estetikë të lartë dhe funksionalitet maksimal.

Rrezultatet

Zyra arkitekturore Oikistiki Techniki zgjodhi kombinimin e betonit të armuar dhe muraturës me gurë të ekspozuar për ndërtimin. Kjo zgjedhje kontribuon shumë në qëndrueshmërinë statike të ndërtesave dhe ka luajtur një rol kyç në efiçencën e tyre të energjisë.
Akrolithos Luxury Suites përbëhet nga 9 shtëpi autonome, secila me një hyrje të pavarur, oborr spanjol dhe akses në kopsht dhe pishinë. Fasada prej guri “përzihet” në mënyrë perfekte me sipërfaqet prej druri të ambienteve të brendshme, ndërsa sistemet e aluminit kontribuojnë në pamjen e papenguar të detit dhe shtojnë ndriçimin natyral, duke i ofruar një prekje moderne konstruksionit.

Nëse dëshironi të mësoni më shumë rreth sistemeve të aluminit të përdorura në projektin Akrolithos Luxury Suites, vizitoni faqet e produkteve SMARTIA S440 dhe SMARTIA S67 PHOS dhe zbuloni karakteristikat e tyre.

 

Arkitekt: Oikistiki Techniki, Chatzikonstantinou Aggelos & Chatzikonstantinou Ioanna

Identiteti Projektit

Vendi
Greqi
Qyteti
Nea Flogita
Zona
Halkidiki
Viti
2022
Shto tek të preferuarat

Perpunues Alumini

ATLAS DOOR, Papadopoulos Georgios & Son