Alumil Albania
Choose your local website

Shtëpia private Comarnic

Një shtëpi e shkëputur në natyrë ka potencialin të jetë streha perfekte për ata që jetojnë atje. Kjo rezidencë private në qytetin e vogël të Comarnic, Rumani, është një shembull i përsosur i kombinimit të elementeve të ndryshëm.E projektuar nga LAMA Architectura, shtëpia kombinon drurin dhe gurin në një mënyrë ideale, duke krijuar një karakter unik.  Objekti është i zhvilluar në dy nivele, me përdorime të ndryshme. Niveli në të cilin është përdorur druri pret hapësirat e ditës, ndërsa niveli me gurë pret dhomat e gjumit. Alternimi i këtyre materialeve krijon një ndjenjë integrimi në peizazhin mbresëlënës malor. Përdorimi i sistemeve të aluminit plotëson në mënyrë ideale banesën, përmirëson efikasitetin energjetik të ndërtesës, rrit ndriçimin natyror dhe kontribuon në funksionalitet të lartë, duke lehtësuar jetën e përditshme. Kështu, rezultati përfundimtar është një shtëpi e shkëputur që përzihet me mjedisin natyror duke ofruar të gjitha komoditetet moderne.
Nëse dëshironi të mësoni më shumë rreth sistemeve të aluminit me mentesha dhe rrëshqitëse, sistemin e fasadës dhe sistemin e dyerve të hyrjes të përdorura në projektin Comarnic, mund të vizitoni faqet e produkteve të SMARTIA S67, SMARTIA S560, SMARTIA M7 dhe SMARTIA MD67 respektivisht.

Identiteti Projektit

Qyteti
Comarnic
Viti
2022
Shto tek të preferuarat

Perpunues Alumini

SC Winmeeth SRL