Alumil Albania
Choose your local website

Shtëpia "Kopshti Sekret"

Sfida

Kjo shtëpi verore moderne do të ndërtohej në pjesën jugperëndimore të Paros, një ishull i bukur Cikladik. Prioriteti gjatë planit arkitektonik ishte që vendbanimi të përfshihej në mjedisin e jashtëm. Qëllimi kryesor ishte krijimi i një shtëpie që do të integrohej në natyrë dhe jo të ishte në kundërshtim me të.

Zgjidhja

Kufijtë e parcelës përcaktohen nga një ullishte dhe disa pemë pishash. Shtëpia "Kopshti Sekret" të bën përshtypje me dizajnin e saj të zgjuar dhe të thjeshtë. Arkitektët e zyrës Scapearchitecture  theksuan vlerën e përfshirjes së ndërtesës në natyrë. Kështu, kur dikush shikon shtëpinë, e ka të lehtë ta kuptojë se ajo është "zhytur" në shpat, duke krijuar një shpellë bashkëkohore.

Kopshti ndjek ngjyrat e peisazhit natyror - pa teprime - dhe një shteg zhavorri na udhëheq nëpër bimët e ulta për në vendbanim. Pothuajse gjysma e shtëpisë është e integruar në kodër, ndërsa pjesa që nuk është poshtë shpatit është e mbuluar nga pergola hijëzuese drejtkëndore. Gjithashtu, panelet prej xhami me hapësirë ​​të gjerë, me sistemet minimale të rrëshqitjes së aluminit, tërheqin vëmendjen e vizitorit dhe ndjekin filozofinë e thjeshtësisë dhe komoditetit

Brenda, rezidenca të jep një ndjesi harmonie. Shtëpia "Kopshti Sekret", "zhytur" në shpat është një tërheqje për të strehuar njerëzit që jetojnë brenda. Kuzhina, zonat e dhomës së ngrënies dhe dhoma e ndenjes bashkëjetojnë në një hapësirë të bashkuar, ndërkohë që sipërfaqet e drunjta mundësojnë ngrohtësi dhe vënë në dukje estetikën e ambienteve të brendshme. Të tre dhomat e gjumit të shtëpisë ndjekin të njëjtin drejtim dizajni dhe ofrojnë momente qetësimi për banorët. Hapësira madhështore e dritares lejon pamjen e papenguar dhe forcon ndriçimin natyror. Përveç kësaj, rrëshqitja e kornizave në mur theksojnë elementet minimale dhe sigurojnë ventilim të jashtëzakonshëm.

Shtëpia Kopshti Sekret është një projekt që nënvizon vlerën e përfshirjes së mjedisit natyral në ndërtime bashkëkohore. Kombinimi i materialeve të një cilësie të lartë, dizajn i qendrueshëm dhe pamja Ciklaide, ofrojnë një rezultat estetikisht të pakrahasueshëm, duke përmirësuar të gjithë eksperiencën e të jetuarit në të.  

 

Arkitektët: Scapearchitecture


Identiteti Projektit

Vendi
Greqi
Qyteti
Paros
Viti
2019
Përmasa
120
Shto tek të preferuarat