Rezidenca 'Seashore Rise'
Në një nga zonat më piktoreske të Athinës, Glifada, një ndërtesë rezidenciale, dallohet për dizajnin e saj karakteristik, duke përfaqësuar një gjuhë arkitekturore unike. Rezidenca 'Seashore Rise' ri-përcakton kufijtë e integrimit në fabrikën urbane.
Dizajni nga studioja arkitekturore 314 architecture studio tërheq inspirim nga deti, dhe kjo është shkrepur në mënyrë të 'rrjedhshme'. Siç është deklaruar nga firma arkitekturore, "projekti qëndron si eksperiment, në aspektin e konstruksionit dhe atë të hapësirës që arkitektura zë në qytet. Ne u përpoqëm të përshtatim konceptet e lëvizjes dhe të rrjedhës në nivelin e një rezidence."
Në pjesën e brendshme, ngjyra e bardhë krijon një vijimësi harmonike me fasadën. Dizajni i apartamenteve ngjan me një variant abstrakt të formimit të petales, dhe dyfishi i lartësisë së dyshemesë së rezidencës e përforcon këtë karakteristikë; duket si një përhapje petalesh- apartamentet nga dyshemeja. Hapësirat e gjera të dyerve të ballkonit lejojnë ndriçimin natyral që të hyjë pa pengesa si dhe vënë në dukje sipërfaqet. Në ballkonet e Seashore Rise, pishinat dhe liqenet e vogla artificiale janë të fshehur në mënyrë të kujdesshme, duke shtuar luks në jetën e përditshme.
Arkitekt: 314 architecture studio