Alumil Albania
Choose your local website

Samsung HQ

Situata

Arkitektura e ndërtesës është shumë e thjeshtë dhe e qartë, me linja strikte dizajni të vendosura në boshtin vertikal dhe horizontal. Ky dizajn i thjeshtë i shërben dhe e vë në dukje filozofinë dhe misionin e  Samsung, përmes zyrave qendrore në Kairo, Egjipt. 

Zgjidhja

Zona përreth nuk ishte një kufizim për projektin e ndërtesës, pasi ajo është një zonë në zhvillim që ende po kërkon karakterin e saj arkitektonik. Ndërtesa konsiston në një kompozim të volumeve drejtkëndëshe prej betoni gri dhe të bardha. Nuk duket të jetë një tjetër sfidë arkitektonike, por e gjithë ndërtesa është një shprehje e pastër e karakterit të kompanisë që ndërkohë që zhvillon produkte të reja, adopton një dizajn minimal. Me pamje të parë dikush mund të pyesë se pse ka kaq shumë hapje të murit në ndërtesë, të pajisura me sisteme prej alumini më pak të dukshme. Samsung është një kompani që promovon kreativitetin dhe qëndron në krye përsa i përket teknologjisë, kështu që punonjësit janë në qendër të mendësisë së tyre dhe kujdesen që ti ofrojnë në çdo mënyrë një ambient më frymëzues dhe produktivitet absolut. Kështu, dizajni i ndërtesës sjell unifikimin e mjedisit të brendshëm me atë të jashtëm falë hapjeve të mëdha, me qëllim që punonjësit e tyre të ndihen të lumtur dhe kreativë, pa ndjerë në ndonjë moment sikur janë në një vend pune të mjegullt. 

Identiteti Projektit

Vendi
Egjipt
Qyteti
Kajro
Viti
2015
Shto tek të preferuarat