Alumil Albania
Choose your local website

Shtëpia Private në Halandri, Athinë

Sfida

Në rajonin Halandri të Athinës, në një rrugë të qetë, sfida ishte krijimi i një banese që bashkohet në mënyrë harmonike me mjedisin - zona përreth ka shumë ndërtesa me përdorime të ndryshme - duke theksuar elementin e privatësisë. Kjo duhet të arrihet duke përdorur mirë çdo metër katror, ​​pasi toka e hapur për ndërtim ishte e kufizuar.

 

Zgjidhja

Fokusi i propozimit arkitektural i dizenjuar nga Afroditi Aslanidi ishte unifikimin i ndërtesës me pjesën e tij të jashtme, në mënyrë që të krijojë një ndërtesë qe do të dallojë nga ndërtesat fqinje. Ky vizion bëhet i dukshëm kur shihni oborrin që jo vetëm që rrethon shtëpinë, por luan një rol kyç në të. Gjithashtu, kati i parë i ngritur kontribuon në nje akses më të lehtë në garazhin nëntokësor.

 
Duke filluar nga bodrumi, mund të vërejmë se dhomat e shërbimeve (garazhdi, lavanderia etj) bashkëjetojnë me dhomën elegante të miqve, duke shfrytëzuar çdo hapësirë ​​të hapur. Duke kaluar në brendësi të katit përdhes, gjejmë kuzhinën e vendosur në një mënyrë që e bën atë të hapur në dhomën e ngrënies dhe në të njëjtën kohë e mban atë thjesht "të fshehur" nga dhoma e ndenjes. Kuzhina është minimale dhe ngjyrat që jane përdorur më shumë janë në nuancat kafe dhe gri. Sipërfaqet prej druri janë të përziera në mënyrë të përsosur me detajet prej çeliku qe nuk ndryshken, ndërsa një dritare dopio kanat me rrëshqitje mbi tavolinën e kuzhinës të jep liri në pamjen në oborr dhe lejon që drita natyrale të hyjë e papenguar.

 

Kur ngjitemi lart kalojmë nga kati i mesëm me mbrojtëset prej xhami që bëhen ura lidhese midis dy niveleve. Kati i parë ndjek filozofinë e projektimit të të gjithë ndërtesës dhe kjo është e dukshme nga mobiljet e zgjedhura. Ky kat përmban dhomat e gjumit, secila prej të cilave është e pajisur me banjën e vet. Këtu, siç ndodh në rezidencë në përgjithësi, kornizat prej alumini me cilësi të lartë mbështesin hapësirat e gjera në dyert e oborrit, duke rritur ndriçimin natyral, i cili në kombinim me drejtimin minimal arkitektonik, jep ndjesi klasi dhe elegance.

Së fundmi, një zonë unike dhe e rëndësishme në këtë ndërtesë është çatia. Kjo pjesë e shkëlqyeshme me një pamje nga Filothei vjen si një zgjerim i ambientit të brendshëm me atë të jashtëm. Çatia është e rrethuar nga pemët, ka një pishinë dhe hapësira prej xhami nënvizon hapjen dhe lidhjen me pjesët e tjera të shtëpisë.   

Kjo rezidencë spektakolare në Athinë, një projekt i ndërtuar nga Domitech, ka një identitet të veçantë me elementë të fortë të arkitekturës minimale dhe një dizajn që mbi të gjitha promovon privatësinë. Këto vlera e bëjnë shtëpinë të dalluar për hapësirat e saj, cilësinë e materialeve të saj dhe stilin minimal të krijuar me kujdes.

 

Arkitekt: Afroditi Aslanidi



*Fotot janë realizuar nga fotografja Louisa Nikolaidi.

Identiteti Projektit

Vendi
Greqi
Qyteti
Halandri
Viti
2017
Shto tek të preferuarat

Perpunues Alumini

Win Doors, Mavrakis Christos & Anastasios GP.