Alumil Albania
Choose your local website

Niche Hotel Athinë

Sfida

Niche Hotel Athens gjendet në një ndër vendet më të populluara në Athinë dhe përafërsisht afër Muzeumit të Akropolis, Tempullit të Zeusit Olimpik, Zappeion dhe Muzeumit Kombëtar të Arteve Kontemporane. Ndodhet në mes të vendeve urbane më të rëndësishme, duke i dhënë një mesazh kozmopolitizmit dhe historisë.

Midis rrugëve Syggrou dhe Vourvahi, hoteli i ri me 4-yje kombinon thjeshtësinë arkitektonike me estetikën moderne dhe jetesën urbane. Sfida më e madhe për një dizajn të ri është transformimi i një ndërtese të vjetër zyrash në një hotel të ri që do të bëhet pika referuese për çdo vizitor në qendër të qytetit. 

Zgjidhja

Gjatë fazës së parë të fillimit të ndërtimit në vitin 1958, gërmimi nxori në dritë objekte arkeologjike dhe pjesë të murit të lashtë Athinas. Ky fakt i dha planit të ri arkitektonik - të realizuar nga Elastic Architects - mundësinë për të përqafuar pjesët e së kaluarës dhe për t'i integruar ato në ndërtim. Jashtë hotelit mund të shohim rrënojat që mbrohen me xham të përforcuar, e cila ishte vendosur me qëllim që kalimtarët të kishin një pamje të qartë në trotuar. Kjo është gjithashtu e pranishme në pjesën e brendshme, pasi pjesë të murit ishin vendosur në ekran të hapur në bodrum.

Shpirti i lidhjes midis elementëve të vjetër dhe të rinj duket se karakterizojnë të gjithë ndërtesën e Hotelit Niche. Kjo është evidente nga fasada dhe thjeshtësia e tij që na kujton arkadat e lashta Greke, në ambientin e brendshëm ku mermeri dhe druri krijojnë një atmosferë të balancuar të modestisë dhe luksit.

Të 37 dhomat në katin e shtatë të hotelit janë me pamje nga qyteti dhe hapjet e tyre lejojnë dritën natyrale të hyjë e papenguar. Sistemet prej alumini me ngritje & rrëshqitje luajnë një rol kyc për këtë, ku si pasojë e dizajnit të tyre e lejojnë dritën natyrale. Këto dhoma janë të dizenjuara në një mënyrë të tillë që duket se krijon "fole" të veçanta, si hapësira të vogla të pavarura brenda një strukture të madhe. Megjithatë hoteli është i pozicionuar në një zonë të ekspozuar nga zhurmat e mëdha, kornizat mundësojnë nivele të larta të izolimit akustik, duke mundësuar një ambient të qetë në ambientin e brendshëm. Së fundmi, në kopshtin që ndodhet në taracë, vizitorët kanë shansin për të parë një pamje spektakolare të shkëmbinjve të Akropolis.

Niche do të thotë kamare, por gjithashtu do të thotë një pozicion i përshtatshëm. Niche Hotel Athens ka arritur të ndërthurë të dy përkufizimet. Hoteli nderon historinë e ndërtesës dhe shpirtin "e ngrohtë" në dizajnin e saj, ndërsa nxjerr në pah të gjithë ato elementë që do të ndihmojnë një vizitor për të gjetur vendin e tij dhe të ndihet rehat gjatë qëndrimit të tij / saj.

 

Architects: Elastic Architects

Identiteti Projektit

Vendi
Greqi
Qyteti
Athinë
Viti
2019
Shto tek të preferuarat

Perpunues Alumini

TECHNIKAL, Νικολής Νίκος