Alumil Albania
Choose your local website

Resorti Mirragio

Situata

Resorti bregdetar me 5 yje  "Miraggio Thermal Spa Resort" ndodhet në zonën e Kanistros në Kassandra, Halkidiki, me një pamje të mrekullueshme të Sithonia & Malit të Athos. Është investimi më i madh i kompanisë së hotelit "Med Sea Health SA" dhe objektet e saj mbresëlënëse përfshijnë 300 dhoma luksoze dhe suita, një qendër talasoterapie dhe hidroterapie, 4 restorante, 6 bare, një anije, shesh lojërash për fëmijë dhe një qendër konferencash. Kompleksi konsiston kryesisht në 6 nivele të ndryshëme, e dallueshme në lartësi, më e larta prej 30 m mbi nivelin e detit. 

Sfida

Me kaq shumë vende të shërbimeve të ndryshme, natyrisht pritet të zbatohen sisteme të avancuara arkitekturore që mund të plotësojnë të gjitha nevojat dhe kërkesat e hotelit, sipas hapësirave të ndryshme dhe përdorimit të tyre korrespondues. ALUMIL, si një garantues i cilësisë së lartë, ka ofruar një zgjidhje të plotë me sisteme të sofistikuara arkitekturore të aluminit, siç është sistemi i përforcuar dhe me Ngritje & Rrëshqitje me izolim të lartë termik SMARTIA S560, sistem me efikasitet termik me rrëshqitje SMARTIA S350, sistemi i gjithanshëm me hapje SMARTIA M11000 për dritaret dhe dyert e izoluara termikisht, sistemin gjithëpërfshirës për atriume SMARTIA M10800 dhe sistemin e fasadave SMARTIA M50 që krijon zgjidhje unike për atriume mahnitëse të kombinuara me SMARTIA M10800. 

Rrezultatet


Sistemet e ALUMIL-it ofrojnë jo vetëm funksionalitetin e kërkuar dhe "fortifikimin" e energjisë (hoteli operon me një sistem të menaxhimit ekologjik), por kanë shtuar edhe një "dozë" të luksit falë qëndrueshmërisë së tyre dhe finiturave me stil.

Identiteti Projektit
Shto tek të preferuarat

Perpunues Alumini

RALCO ΑΕΒΕ

DETAJET