Alumil Albania
Choose your local website

Resorti Cronwell Sermilia

Situata

Resorti Cronwell Sermilia është një hotel luksoz me 5 yje, i vendosur në fshatin piktoresk Psakoudia, me një pamje të mrekullueshme nga Deti Egje. Hoteli ofron rehati dhe e bën çdo qëndrim në të një eksperiencë unike. Kompleksi hotelerisë ka 102 dhoma të rehatshme, të cilat janë të mbushura me dritë natyrale, të dekoruara dhe të mobiluara bukur, me të gjitha karakteristikat e nevojshme për një relaks total të të ftuarve. SPA moderne, pishina, bare të ndryshme dhe plazhi privat, garantojnë një akomodim të paharrueshëm.  

Zgjidhja

Produktet ALUMIL, të cilat rrisin estetikën dhe sigurinë e hotelit, nuk mund të mungonin në këtë projekt. Sistemi modern dhe fleksibël me rrëshqitje SMARTIA S350 është një zgjidhje e zgjuar, duke kombinuar në mënyrë perfekte estetikën, funksionalitetin dhe izolimin termik.

Për më tepër, sistemi i instaluar me hapje SMARTIA M9660 me izolim të lartë termik, plotëson kërkesat e ndryshme, duke siguruar funksionalitet dhe nivel të lartë sigurie. Në mënyrë të ngjashme, sistemi i izoluar termik SMARTIA M11000, mund të kënaqë nevojat falë larmisë së madhe të zgjidhjeve dhe dizenjove. Më në fund, sistemi i dyerve me dy palë SMARTIA M19800, i cili gjithashtu ofron një performancë të konsiderueshme të izolimit termik, është një zgjidhje e cilësisë së lartë që mund të mbulojë hapësira të mëdha përmes konstruksioneve shumë funksionale.

Identiteti Projektit

Vendi
Greqi
Qyteti
Kalkidiki
Zona
Paskoudia
Shto tek të preferuarat

Perpunues Alumini

Finport Aluminio