Alumil Albania
Choose your local website

Hoteli Coco-Mat Athens BC

Situata

Ne jemi në qendrën historike të Athinës, Rruga Falirou 5, kaq afër Akropolit dhe muzeut të tij, rrugës së Dionysiou Areopagitou dhe kaq shumë pamjeve të tjera të rëndësishme të kryeqytetit. Ne morëm borxh përshkrimin e suksesshëm të hotelit : "COCO-MAT Athens BC i jep një dimension të ri mikëpritës me 5 yje qytetit të Athinës. Një hotel që sjell historinë, natyrën, dizajnin dhe sofistikimin në këtë ndërtesë mbresëlënëse, në zemër të Athinës. Instalimi i zogjve që shtrihen për në qiell, dyshemeja e lashtë mozaike romake në hollin tonë, suitat që pasqyrojnë mikëpritjen e jashtëzakonshme, sallën qetësuese, banjën dhe kopshtin kulmor që merr frymë me pamje nga Akropoli dhe në të gjithë Athinën, duke e bërë qëndrimin tuaj në  COCO-MAT Athens BC një eksperiencë që nuk do e gjeni në ndonjë vend tjetër. 

Zgjidhja

Duke e parë më shpesh këtë hotel ne vëmë re elemente të ngjashme nga Elastic Architects ,të cilët dizenjuan Hotelin Coco-Mat Athens në Kolonaki. Elementët që gjithmonë tërheqin vëmendjen e këmbësorve dhe vizitorëve, e bëjnë COCO - Mat një lloj oazi arkitektonik në një kryeqytet të betonizuar. Druri mbizotëron mbi betonin, duke krijuar modele në fasadën e ndërtesës. Sistemet elegante prej alumini lejojnë depërtimin e lirë të mjedisit të jashtëm në atë të brendshëm, duke i mbajtur mënjanë faktorët e rrezikshëm. Mjedisi i brendshëm është i lyer në një ngjyrë të bardhë të shndritshme dhe ngjyrat e lehta të tokës që vijnë nga druri. Dekorimi artistik dhe detajet e florës në shumë qoshka të hotelit magjepsin vizitorët. Kur nata bie e gjithë ndërtesa është e ndriçuar nga dritat e fshehura që mbulojnë ndërtesën nga toka në nivelet më të larta, ku bar- pishina në majë të çatisë ofron një pamje unike të Akropolit. 

Arkitekt: Elastic Architects

Identiteti Projektit

Vendi
Greqi
Qyteti
Athinë
Zona
Atika
Viti
2019
Shto tek të preferuarat

Perpunues Alumini

TECHNIKAL, Νικολής Νίκος