Alumil Albania
Choose your local website

Kulla Alberni

Sfida

Si pjesë e proçesit të rregullimit në Vancouver u diskutua ndërtimi i një kulle 43 katëshe. Ky qiellgërvishës do të zëvendësonte një ndërtesë të vjetër dhe do të mundësonte një numër të madh të shtëpive moderne. 

Zgjidhja

Kulla Alberni në Vancouver, Kanada është dizenjuar nga zyra e famshme arkitekturale Japoneze “Kengo Kuma & Associates”. Ndërtesa 43 katëshe dallon për formën e tij imagjinare. Dy gropat e thella të lakuara në pjesën e përparme dhe të pasme të ndërtesës, e dallojnë atë nga modeli tradicional kuboid.

Bazuar në vizionin e Kengo Kuma, Alberni ka si qëllim të jetë në harmoni me rrethimet e tij natyrale, duke përfshirë malet dhe afërsinë me ujin . Fasada është në linjë me dritën e Vancouver dhe objektivi i arkitektit  ishte të përmirësonte mjedisin urban, pa u distancuar nga natyra. Struktura e ndërtesës është pajisur me sisteme ngritje & rrëshqitje të një performance të lartë dhe sistemet e qëndrueshme të kasave, të dyja prej alumini. Hapësirat e gjera të dritares përmirësojnë dritën natyrale dhe vënë në dukje karakteristikat speciale të kullës.

Alberni është tani qendra e referencës për rajonin e tij në Vancouver. Kulla 133 metër mirëpret 188 njësi rezidenciale, në nivelin e katit përdhes gjenden disa dyqane dhe gjithashtu 271 vende parkimi janë të vlefshme për vizitorët dhe banorët. 

Identiteti Projektit
Vendi
Kanada
Qyteti
Vancouver
Viti
2021
Shto tek të preferuarat