Alumil Albania
Choose your local website

Feroline

Zgjidhje ideale për kërkesa të larta!
Supreme Smartia Comfort

Rreth Nesh

FEROline operon në tregun shqiptar që prej vitit 1995. Firma tashmë ka një eksperiencë mjaft të gjerë në prodhimin e dyerve, dritareve, grilave, sistemeve të fasadave etj. Baza teknike e kompanisë është e përbërë nga një skuadër e kualifikuar punonjësish që realizon punimet në përputhje me risitë teknologjike dhe arkitekturore.

Misioni

FEROline u është përkushtuar produkteve dhe shërbimeve cilësore mbështetur në materialet më të mira të prodhimit për të gjithë rangun e klientëve dhe partnerëve. Ne dëshirojmë të krijojmë një marrëdhënie afatgjatë me klientët tanë, bazuar  mbi sigurinë, cilësinë, shërbimin dhe përkushtimin në çdo projekt që marrim përsipër.

Vizioni

Vizioni ynë mbështetet në vlerat më të mira dhe në idetë e një stafi të kualifikuar dhe profesionist. Jemi të përkushtuar për t’u rritur në mënyrë të vazhdueshme dhe për të krijuar një të ardhme të qëndrueshme. Çelësi drejt suksesit tonë është angazhimi në cilësi, investimi dhe trajnimi i vazhdueshëm për aplikimin e teknologjive të reja të prodhimit.

Objektivat

Objektivi ynë në lidhje me klientët është shtimi i klientëve të kënaqur nga puna jonë. Në lidhje me produktivitetin, të ofrojmë punime të një cilësie të lartë, me standarde Europiane brenda një kohe të shkurtër. Në lidhje me partnerët, të krijojmë një bashkëpunim të qëndrueshëm dhe afatgjatë.

 

Vlerat që na orientojnë drejt suksesit:

1) Serioziteti, korrektesa, kapacitetet e larta prodhuese;

2) Bashkëpunimi  me klientët përmes një ekipi që merr përsipër përgjegjësi dhe vë në zbatim

zgjidhje në çdo situatë;

3) Përdorimi i produkteve me cilësinë më të mirë në treg;

4) Vëzhgimi dhe njohja e pritshmërive dhe nevojave të klientëve tanë.