Qëllimi i Akademisë ALUMIL është të edukojë partnerët rreth produkteve të ALUMIL-it dhe të çertifikojë ata që janë në përputhje me specifikimet dhe procedurat e Institutit.
Qëllimet e vendosura për një program arsimor ndahen në tre nivele themelore, të bazuara në parimet e psikologjisë së sjelljes të formuluara nga B. Bloom dhe kolegët e tij:
njohuritë, kompetencat dhe qëndrimet.
Objektivat në nivelin e parë (njohuri) lidhen me të gjitha të dhënat që merrin partnerët në aspektin e informacionit rreth kompanisë dhe produkteve të tij.
Objektivat në nivelin e dytë (kompetencat) janë mundësitë që do të zhvillohen pas përfundimit të programit, në mënyrë që ata të mund të shfrytëzojnë mynyrën-sesi, aftësitë, kualifikimet ose njohuritë.
Objektivat në nivelin e tretë (qëndrimet) janë vlerat dhe në përgjithësi, parashikimet që partnerët do të zhvillojnë ose fitojnë, gjë që do të ndikojë në preferencat dhe sjelljet e tyre për persona në veçanti, gjëra ose situata të caktuara.
Sistemi i vlerësimit të Akademisë ALUMIL merr parasysh të tre nivelet dhe certifikon partnerët tanë për të gjithë ato.