Alumil Albania
Choose your local website

Vila Terzic

Sfida

Nevoja për një jetesë të rehatshme e kombinuar me izolim akustik dhe siguri të përmirësuar janë kërkesat kryesore për këtë rezidencë në Bijelijina, Bosnjë Hercegovinë. Vendndodhja e saj është sfiduese për përmbushjen e qëllimeve të lartpërmenduara, si rruga e ngushtë midis dy bulevardeve të mëdha. 

Zgjidhja

Pavarësisht densitetit të zonës së populluar që rrethon Vilën Terzic, vizioni arkitektural mbeti i paprekur gjatë ndërtimit. Bari i oborrit rreth vendbanimit sjell një ton natyral dhe të qetë dhe gardhi prej betoni krijon kufirin ndarës midis shtëpisë dhe ndërtesave fqinje, duke siguruar një intimitet më të lartë.

 

Ndërtesa ka dy kate. Në nivelin përdhes kolonat dhe muri i jashtëm janë pikturuar në ngjyrë kafe, ndërsa kati i parë karakterizohet nga vija minimaliste të drejta, muri në ngjyrë të bardhë dhe një sekuencë dritaresh që në një pikë të caktuar të ndërtesës duket sikur formon një vijë të drejtë.


Duke hyrë brenda ndërtesës në katin përdhes, shohim dhomën e ndenjes, kuzhinën dhe dhomën e fjetjes. Vazhdojmë me katin e parë, ku  përmes shkallës mbresëlënëse është e dukshme nga jashtë në sajë të sistemit të fasadës që u përdor. Atje, gjejmë dhomat e gjumit dhe nëse vazhdojmë lart, arrijmë në çatinë që vërejmë pamjen e mrekullueshme të qytetit.

Në përgjithësi, dizajni i projektit nga arkitektja Danijela Gavrić karakterizohet nga vullneti i saj për të krijuar një "fole" të sigurtë e cila do të mbajë larg sytë kureshtarë, zhurmën e padëshiruar të qytetit dhe në të njëjtën kohë do të sigurojë komoditet dhe siguri termike. Sistemet e përparuara me hapje dhe rrëshqitje  luajnë rolin kryesor në të gjithë ndërtesën, pasi ato kontribuojnë në pjesën estetike të ndërtesës dhe e bëjnë atë efikase në energji përmes performancës së tyre të lartë të izolimit. Gjithashtu, sistemet e hijëzimit prej aluminit që i ngjajnë materialit të drurit, nga njëra anë përforcojnë identitetin e modelit dhe nga ana tjetër mbrojnë fasadën nga rrezet e diellit gjatë ditës.

 

Projekti i Vilës Terzic është një shtëpi dy katëshe urbane që ofron privaci dhe cilësi të lartë të jetesës, pa kompromise bazuar në estetikën e tij dhe lidhjen e tij me mjedisin e jashtëm.

 

Arkitekt: Danijela Gavrić

Identiteti Projektit

Vendi
Bosnjë Hercegovina
Qyteti
Bijeljina
Viti
2020
Shto tek të preferuarat

Perpunues Alumini

PROFILICO d.o.o.