Alumil Albania
Choose your local website

Shtëpia K

Eleganca dhe komoditeti janë dy elementët kryesorë të Shtëpisë K. Vila, e vendosur në lagjen Senjak të Beogradit, është projektuar për të ofruar kushte të cilësisë së lartë të jetesës për banorët e saj.

STUDIO OBE, zyra arkitekturore e Jasna Kavran dhe Ksenija Pantović, i kushtoi vëmendje hapësirës së jashtme dhe lidhjes së saj me ndërtesën. Shtepia eshte e ndertuar ne forme L duke mbyllur oborrin me gjelbërim. Në katin e parë, dera mbresëlënëse me dy palosje dhe sistemet minimale, rrëshqitëse të aluminit, me hapjet e gjera të dritareve, mjegullojnë linjat midis pjesës së jashtme dhe të brendshme. Në këte mënyre krijohet një ndjenjë lirie.

Niveli i sipërm dallon në ngjyrë, pasi përmban muraturë të bardhë, në kundërshtim me grinë e betonit të ekspozuar në katin përdhes. Përveç kësaj, ka një ndryshim edhe në lidhje me llojin e sistemeve të aluminit të përdorura, pasi në këtë nivel janë zgjedhur sistemet me mentesha varëse. Brenda ndërtesës, ambientet e përbashkëta janë projektuar me ndjenjën e unitetit. Për më tepër, ndriçimi natyral hyn pa pengesa dhe mobiljet moderne plotësojnë estetikën minimale.

Nëse dëshironi të mësoni më shumë rreth sistemeve me mentesha varëse dhe rrëshqitëse, si dhe sistemit të dyerve të palosshme të përdorura në projektin Shtëpisë K, mund të vizitoni përkatësisht faqet e produktit SUPREME S77SUPREME S650 Phos dhe SUPREME SF85.

 

Arkitektë: STUDIO OBE

Identiteti Projektit

Vendi
Serbia
Qyteti
Beograd
Zona
Senjak
Shto tek të preferuarat