Alumil Albania
Choose your local website

H77

Situata

Një vendndodhje panoramike në këmbët e vargmalit të Hymettus dhe në dukje një shkëmb që pengon çdo ndërhyrje arkitektonike, kjo është zgjedhja ideale për krijimin e ardhshëm të 314 Architecture Studio

Zgjidhja

Dizajni demostron qartësisht influencën e artit Japonez të palosjes së letrave të quajtur Origami, duke kombinuar qoshet e thjeshta dhe të mprehta me një karakter minimalist. Ndërtesa qendron "lehtë" mbi shkëmb, i cili në disa pika duket se depërton në shtëpi dhe në të tjerët krijon pllaja guri. Sipërfaqja 300m2 e shtëpisë është e ndarë në katër nivele, me nivelin e sipërm që ndodhet brenda çatisë dhe është suita kryesore. Dhomat e ndenjes dhe dhomat e tjera të gjumit janë në dy nivelet e ndërmjetme, ndërsa në nivelin më të ulët ndodhen hapësira të ndryshme ndihmëse dhe parkingu.
Pamja nga deti dhe mali, kufijtë e padallueshëm midis jetës urbane dhe asaj të jashtme, si dhe klima e zonës së Vulës, lejuan zhvillimin e një ndërtese me një karakter shumë ekstrovert. Kjo është një karakteristikë që dallon nga hapjet e mëdha të perimetrit, të cilat mbrohen nga një sistem me fasada të lëvizshme alumini duke rritur në të njëjtën kohë karakterin bioklimatik të ndërtesës. Mekanizmat e përparuar të automatizimit që janë integruar në sistemet prej alumini, lejojnë kalimin e duhur të rrezeve të diellit dhe hijëzimin e nevojshëm gjatë ditës sipas sezonit. Estetika minimale e pjesës së jashtme depërton në brendësi. Toni i ngjyrës së bardhë dominon ndërsa disa ngjyra intensive të objekteve dhe mobiljeve të caktuara tërheqin vëmendjen.

Architects: 314 Architecture Studio

 

Identiteti Projektit

Vendi
Greqi
Qyteti
Voula
Zona
Attiki
Viti
2019
Shto tek të preferuarat

Perpunues Alumini

Καραχάλιος Παναγιώτης