Alumil Albania
Choose your local website

Green Coast Resort & Residences

Sfida

Ndërtimi i një resorti të ri, të bën të të lindë pyetja : Çfarë është e re? Dizajni i Green Coast & Residences duket sikur fton vizitorët të relaksohen dhe të shijojnë momentet unike dhe të paharrueshme të rivitalizimit.

Zgjidhja

E ndërtuar në një nga zonat më madhështore të Rivierës Shqiptare, në Palasë, Green Coast përshtatet në mënyrë perfekte me peisazhin tashmë magjepsës. Vilat dhe apartamentet e shumta të resortit si dhe zonat e tij rekreative janë të shpërndara në më shumë se 40 hektarë.

Të gjitha rezidencat e Green Coast kane pamje nga deti Jon, ndërsa disa gjithashtu kanë një pamje mahnitëse nga mali. Shtëpitë kanë nga një deri në katër dhoma secila, një oborr me lëndinë, pishinë private dhe vend parkimi. Linjat minimale përbëjnë elementin më karakteristik të vilave të Green Coast, të dizenjuara nga firma arkitektonike Iraci Architetti. Këtu luksi shprehet përmes thjeshtësisë dhe komoditetit. Dhoma të bollshme, mobilje të cilësisë së lartë dhe dekori modern përbëjnë brendësinë e secilës rezidencë. Karakteristika e tyre e përbashkët është drita unike natyrale që përhapet në brendësi. Përveç pozicionit të shkëlqyeshëm të tij, sistemet prej alumini me ngritje & rrëshqitje gjithashtu kontribuojnë në mënyrë vendimtare në ndriçimin e shtuar natyral, duke plotësuar dizajnin modern të shtëpive. Pjesa e jashtme është e rrethuar nga oborret e mirëmbajtura dhe një kuvertë që të çon në pishinë. Pemët e vogla kufizojnë hapësirën e secilës shtëpi dhe ndihmojnë banorët të pushojnë.Green Coast Resort & Residences është një nga vendpushimet më mbresëlënëse në rajonin e Mesdheut. Pamja e pakrahasueshme, objektet moderne dhe afërsia me detin dhe malin e përmirëson përvojën e jetesës për çdo vizitor.

 

Arkitekt: Iraci Architetti 

Fabricator: Feroline

Identiteti Projektit

Vendi
Shqipëri
Qyteti
Vlorë
Viti
2018
Shto tek të preferuarat