Alumil Albania
Choose your local website

Hoteli Bregdetar Dexamenes

Situata

Historia daton në vitin 1830, që nga çlirimi i Greqisë, kur kultivimi i rrushit pa fara mori dimensione mbresëlënëse duke u bërë produkti kryesor i eksportit të Mbretërisë Greke. Në vitin 1910 tregtia e rrushit pa fara falimentoi dhe lindi nevoja për të shndërruar stokun e pa shitur të rrushit  pa fara në produkte alternative, të tilla si verë. Kështu, infrastrukturat të cilat më vonë u përdorën për krijimin e këtij kompleksi të mrekullueshëm hotelier, fillimisht ishin rezervuarë për ruajtjen e verës. Hoteli bregdetar  Dexamenes u ndërtua në det në mënyrë që anijet të mund të ngarkoheshin me verë direkt nga tanket, përpara se të niseshin nga Kourouta e Peloponezit për në tregjet kryesore jashtë shtetit.

Zgjidhja

Objektet e braktisura që nga vitet 1920 kanë qënë një pikturë e mrekullueshme krijuese për zyrën arkitektonike të K-studio, duke ofruar bujarisht një paletë betoni, çeliku, druri dhe qelqi. Falë ndërhyrjes së veçantë arkitekturore, të gjitha këto materiale ndërtimi të rënda janë shndërruar në një vend qetësie, komoditeti dhe relaksimi. Dy rreshta me dhjetë depozita të magazinimit të verës, me përmasa afërsisht 5 m dhe 6 m secila, ishin në madhësi të përkryer për t'u bërë dhoma hoteli, secila me banjo të brendshme dhe oborr spanjoll me hije. Një pishinë e cekët ndan 2 rreshtat e dhomave, duke reflektuar dritën dhe duke siguruar një erë të freskët në pasditet e nxehta. Me përjashtim të dhomave të rezervuarëve, dy ndërtesat origjinale prej guri janë shndërruar me kujdes për t'i siguruar hotelit restorante të brendshme dhe të tjera ambiente duke pasur në fokus komunikimin e kulturës së zonës dhe historinë e ndërtesës përmes artit dhe kuzhinës. Ndërtesat e hapura janë trajtuar me respekt absolut ndaj historisë dhe janë mbuluar në mënyrë të tillë që të lejojnë unifikimin e mjedisit të jashtëm me atë të brendshëm. Në këtë mënyrë, arrihet një ekuilibër qetësie në të gjithë ambientet e hotelit.

Arkitekt : K-studio

Identiteti Projektit

Vendi
Greqi
Qyteti
Kourouta
Viti
2018
Shto tek të preferuarat