Alumil Albania
Choose your local website

Bashkia e qytetit të Korydallos

Situata

Manipulimi arkitektonik buron nga ideja e prizmave paralele të cilat mbështesin vëllimin e një ndërtese të tretë, të gjatë dhe tërthore, qe krijojne idene e përqafimit me qytetarët që kalojnë përmes tyre. Qëllimi i dizajnit ishte të eksploronte një rrëfim alternativ, përsa i përket marrëdhënieve midis ndërtesave publike dhe qytetarit përtej perceptimeve te njerëzve. 

Zgjidhja

Ndërtesa është strukturuar në zona sipas funksione të ndara - ato më zyrtare dhe publike ishin të vendosura në katin përdhe ndërsa zyrat janë të vendosura në nivelet e sipërme. Në të njëjtën kohë, aktiviteti i brendshëm dhe i jashtëm ishte parashikuar të ishte fleksibël për të mbështetur lloje të shumta aktivitetesh si: kulturore, argëtuese etj. Në një paraqitje në formë "H-je", ndërtesa duket sikur "noton " në peisazhin urban, ndërsa përkon në skajet e saj me kufijtë e blllokut të ndërtimit. Nga ana tjetër, lejon që të krijohet një hapësirë e madhe për një shesh në hyrje të ndërtesës, aty ku zhvillohen aktivitetet e jashtme. Në të kundërt, format metalike të fasadës së jugut nxisin imagjinatën. Marrëdhënia midis disiplinës dhe lirisë këtu atribuohet si një kërkesë poetike. Tre materiale - tullë, metal, xham- janë të përdorura në fasadën e ndërtesës, duke zbuluar kalimin nga elementi natyror në atë të integruar, nga i fortë dhe i rëndë tek ai transparent dhe i lehtë. Në kontrast me burgun fqinj në Korydallos, qëllimi përfundimtar i Bashkisë ishte të binte në sy dhe të vinte në pah rolin e tij ekstrovert. 

Arkitekt : Potiropoulos D+L Architects

*Burimi për përshkrimin e mësipërm ishte Potiropoulos D+L Architects

Identiteti Projektit

Vendi
Greqi
Qyteti
Korydallos
Zona
Attiki
Viti
2014
Shto tek të preferuarat