Alumil Albania
Choose your local website

Lajme

m630-phos-banner

SMARTIA M630 PHOS ofron zgjidhje me rrjetat e insekteve të kualitetit të lartë

Sistemi minimal me rrëshqitje SMARTIA M630 PHOS është pasuruar me zgjidhje të reja të shkëlqyera të rrjetave kundër insekteve, të cilat ruajnë të njëjtën estetikë minimale pasi fshihen në udhëzuesit e sistemit. Më konkretisht, tipologjitë e reja që u shtuan janë tipologji dyshe me rrëshqitje horizontale me rrjeta të integruara të insekteve dhe të katër tipet që përmbajnë tipologjitë e integruara me rrjetat e insekteve me takim.

 

SMARTIA M630 PHOS ofron estetikë të lartë në shtëpitë moderne duke kombinuar dizajnin minimal me performancën e shkëlqyeshme:

 

  • Dizajni minimal

Konstruksione elegante me sipërfaqe të gjera xhami që forcojnë dritën natyrale. Profilet e aluminit të fshehura me opsionin e integrimit në mure dhe profilin ndërlidhës me një gjerësi prej vetëm 44 mm.

 

  • Kursimi energjisë

Dizajn i shkëlqyeshëm ideal për ndërtesat "Green" që përqendrohen në kursimin e energjisë dhe parave. Performanca mbresëlënëse termike me një vlerë Uw që arrin në 1,2 W / m2K.

 

  • Komoditeti i fundit

Niveli i lartë i izolimit të certifikuar i zërit dhe funksionalitet i shkëlqyeshëm me mekanizëm shumë të lehtë rrëshqitje dhe mbyllës "smart" (patentë ndërkombëtare)

 

  • Qasje e lehtë

Pragu i ulët me një lartësi prej vetëm 32 mm me mundësinë e instalimit në dysheme ose instalimit mbi ose në nivel me dyshemenë. Ideale për fëmijë, të moshuar dhe njerëz me nevoja të veçanta.

 

Zgjidhjet e reja të rrjetave të insekteve përmirësojnë sistemin më tej duke ofruar më shumë mundësi që përmirësojnë jetën e përditshme të përdoruesve fundorë.

Shto tek të preferuarat
Dosje referuese