Alumil Albania
Choose your local website

Lajme

Kurora e Sidneit | ndërtesa më e lartë në Sidnei me sistemet e ALUMIL

Projekti mbresëlënës "Crown Sydney", ndërtimi i të cilit filloi në vitin 2016, do të zbukurojë Sidnein nga viti 2021 e në vazhdim. Qiellgërvishtësi 75 katësh do të jetë ndërtesa më e lartë e Sidneit me një lartësi që arrin 271 metra, duke ofruar një pamje padyshim të parezistueshme të qytetit.

Ndërtesa do të jetë padyshim një pikë referimi për Sidnein përball bregut, jo vetëm për shkak të madhësisë së saj imponuese, por edhe për shkak të dizajnit të lakuar, i cili kundërshton logjikën e modelimit linear-drejtkëndor të pjesës tjetër të ndërtesave në zonë. Kulla do të strehojë një kazino, një hotel luksoz me 350 dhoma, 80 apartamente moderne dhe gjithashtu 610 hapësira parkimi.

Ky projekt mbresëlënës është një frymëzim i zyrës arkitekturore britanike me famë botërore Wilkinson Eyre, e cila ka ndërmarrë edhe projekte të tjera të famshme në shkallë të gjerë, si rrokaqiejt prej 440 metrash «Guangzhou International Financial Center», një nga vendet më të larta në Kinë.

Ndërtesa është gati të pajiset me sistemin me ngritje & rrëshqitje të personalizuar Μ45000 të ALUMIL, një zgjidhje ideale për të mbuluar hapje të mëdha, dhe në të njëjtën kohë të sigurojë funksionalitet vërtet të lartë falë mekanizmit të avancuar të ngritjes dhe rrëshqitjes. Për më tepër, sistemi është i çertifikuar në bazë të standardeve më të rrepta Australiane në lidhje me përshkueshmërinë ndaj ujit, qëndrueshmërinë dhe rezistencën ndaj ngarkesës së erës.

Ndërmarrja e një projekti kaq të kërkuar në shkallë të gjerë nga ALUMIL po reflekton konsolidimin e tij si një nga kompanitë më të avancuara globalisht në fushën e sistemeve arkitektonike të aluminit, me ekspertizë që nuk njohin kufij.

Shto tek të preferuarat