Alumil Albania
Choose your local website

Lajme

AXIS TOWER në zemër të Mançesterit

Sistemet e njohura ndërkombëtarisht të ALUMIL u zgjodhën për projektin AXIS TOWER në zemër të Mançesterit

Ndërtesa madhështore e AXIS TOWER në qytetin e Mançesterit në Angli, është një nga projektet më të avancuara të ndërtimit që po zhvillohet aktualisht në zonë dhe së shpejti do të përfundojë. Është një ndërtesë 28-katëshe që arrin një lartësi prej 100 m, duke e bërë ndërtesën e pestë më të lartë në qytet dhe do të jetë padyshim një pikë referimi në zemër të Mançesterit.

Ndërtesa ka gjithsej 168 apartamente luksoze që ndjekin të gjitha tendencat arkitektonike moderne. Ato përfshijnë një dizajn shumë të sofistikuar, kanë hapësira të mëdha, ofrojnë pamje të pakufizuar dhe sigurisht janë të vendosura në një vend të mrekullueshëm në qendër të qytetit.

Sistemi mjaft i suksesshëm me Ngritje & Rrëshqitje SMARTIA S560 i ALUMIL u përzgjodh për projektin në fjalë, duke përmbushur specifikimet strikte dhe duke siguruar performancë të lartë së bashku me estetikën e jashtëzakonshme. Një tjetër projekt ndërkombëtar në të cilin sistemet e avancuara të aluminit ishin alternativa e parë, duke përmbushur nevojat më të mëdha.

Shto tek të preferuarat