Alumil Albania
Choose your local website
Safety

Siguria ndaj ngarkesave të dukshme

MBROJTJA NDAJ VJEDHJEVE

 

Para së gjithash, duhet të kuptohet, se nuk ka kornizë që garanton siguri absolute dhe rezistencë ndaj hyerjeve me dhunë. Rezistenca kundër vjedhjeve apo hyrjeve me dhunë tregon sa kohë (në minuta) një kornizë mund të mbajë ose durojë kundër shkatërrimit. Koha dhe mjetet e nevojshme për një hyrje me dhunë të suksesshme përcaktojnë vetitë e sigurisë së kornizës. Kornizave të vjetra u mungojnë specifikimet e sigurisë, pasi nuk kishte kërkesa për korniza të sigurta nga klientët. Kornizat e vjetra, si ato prej druri janë një shembull klasik i kësaj të fundit. Një rritje e tanishme e numrit të vjedhjeve rezultoi në rritjen e kërkesave të sigurisë. Në ditët e sotme, siguria e pronës janë një faktor vendimtar i rëndësishëm për konsumatorët.

Prandaj, për kornizat me hapje, ne rekomandojmë mekanizma të shumtë të kyçjes, të vendosura në perimetrin midis kanatit dhe kasës. Përveç kësaj, dyert rrëshqitëse duhet të pajisen me kyçje të brendshme. Përveç dritareve, është e rëndësishme të marrësh derën e duhur të hyrjes, pasi është vendi që goditet më së shumti gjatë hyrjeve me dhunë.

Prandaj, zgjedhja e një dere hyrjeje të sigurt, si dyert e aluminit, është jetësore për sigurinë e shtëpisë tuaj. Megjithatë, jo të gjitha dyert prej alumini ofrojnë të njëjtat nivele sigurie; Dyert me plan të rrafshët, të kombinuara me fletët metalike, janë superiore ndaj zgjedhjeve të tjera. Një levë (ose një goditje shumë e fuqishme!)mund ta dhunojë lehtësisht një panel të thjeshtë dere. Për dyert me plane të njëtrajtshme, hajduti duhet të përdorë mjete në vendin e çelësit midis kanatit dhe kornizës, e cila mund të marrë shumë kohë.

Së fundmi, dyert prej alumini hyrëse të sigurisë duhet gjithmonë të kenë mekanizëm të shumëfishtë mbylljeje. Në rast se dera juaj ka një pjesë të caktuar fikse, do ishte mirë perdorimi xhamit të trefishtë sigurie, i cili është i vështirë për tu prishur.

 

Klasa RezistencësKohëzgjatja e Rezistencës
Përshkimi
RC 1N* Hajdut rastësor: përdorimi i forcës fizike
RC 2N* - Hajdut rastësor: mjete të thjeshta si kaçavida, pinca, pykë
RC 23 minHajdut rastësor: mjete të thjeshta si kaçavida, pinca, pykë
RC 35 minHajdut rastësor ose me eksperiencë: gjithashtu përdor leva shtesë
RC 410 minHajdut me eksperiencë gjithashtu përdor mjete prerëse dhe çekiç
RC 515 minHjadut me eksperiencë: përdor gjithashtu pajisje elektrike
RC 620 minHajdut me eksperiencë gjithashtu përdor pajisje të mëdha elektrike

* N për klasat e rezistencës RC1N dhe RC2N përfaqëson "Rregulloret Kombëtare" përkatëse, dhe kjo do të thotë që tipi i kërkuar i qelqit mund të përcaktohet në nivel kombëtar

KËSHILLA PËR REZISTENCËN NDAJ VJEDHJEVE

  • 42% e tentativave të hyrjeve me dhunë pengohen nga sistemet e sigurisë të zgjeruara
  • Përdorimi i drejtë i sistemit duhet të jetë prioritet i lartë për përdoruesit; pajisje shtesë të sistemit mund t'ju ofrojnë siguri vetëm nëse ato përdoren si duhet. Një dritare e pjerrët është ende një dritare e hapur për banorët e shtëpisë, sa i përket rezistencës së hajdutëve.
  • Bravat e dyer dritareve me çelës duhet të mbyllen! Gjithashtu, çelësat duhet të hiqen, për të shmangur keqpërdorimin nga jashtë.
  • Një dritare e klasifikuar RC2 me një dorezë që mbyllet dhe me një xham sigurie brenda mund të jetë gjithashtu e dobishme për sigurinë e fëmijëve.
  • Për pajisjet që rezistojnë ndaj hyerjeve me dhunë, montimi, instalimi dhe konfigurimi i duhur duhet të kryhet me kujdes dhe saktësi për rezultate maksimale.
  • Në rastin ideal, kërkoni vlerësime rreth niveleve të pritshme të sigurisë që nga faza e projektimit dhe përdorni sisteme të testuara dhe të certifikuara

Është e rëndësishme të përmendet se, edhe sot, shumica e kornizave renditen me klasën RC1 ose RC2. Rrallë mund të gjenden sistemet me një klasë RC3 / RC4 . Dyert e sigurisë, nga ana tjetër, sigurojnë standarde më të larta të sigurisë dhe renditen shpesh me një klasë RC3 / RC4. Për të siguruar sigurinë e sistemit tuaj, ju duhet të merrni një certifikim, së bashku me një deklaratë të performancës, nga një organizatë e besuar (laborator), e cila ka kryer testin e nevojshëm për të kategorizuar sistemin sipas një prej Klasave të Rezistencës të përmendura.