Një institut i cili nuk kufizon operacionet e tij në fushën e detyrueshme të drejtimeve Europiane, por e zgjeron aktivitetin e tij duke ofruar matje të cilësisë, performancës dhe çertifikimet sipas ligjit kombëtar. Përvec funksionit të tij themelor, Instituti Giordano kyen aktivitete kërkimore dhe kontrollon hartimin dhe trajnimin e palëve të interesuara për testimin e sistemit. Çertifikimet e tij janë të njohura dhe të respektuara ndërkombëtarisht.
UBAtc është i vetmi autoritet në Belgjikë që ofron aprovim teknik për materialet e ndërtimit, produktet, sistemet dhe instaluesit. Ofron jo vetëm çertifikime teknike kombëtare por dhe Europiane. Si rezultat, mbulon çdo kërkesë, meqë Miratimet Teknike Europiane (ETA) kufizohen në mënyrë rigoroze në mjedisin rregullator dhe Direktivën Europiane 89/106/EEC, dhe Miratimet Teknike Kombëtare (ATG) janë vlerësime vullnetare të cilat mbulojnë karakteristikat rregulluese dhe jo – rregulluese,duke provuar qëndrueshmërinë në përdorimin e tyre.
Kompania britanike ofron shërbime që përfshihen në rangun e testeve dhe matjeve për të çertifikuar produkte të kontrolluara konform një sërë standartesh të industrisë dhe rregullimeve. Studime specifike mbulojnë CWCT, PAS 24, Siguruar nga kërkesat Dizenjuese dhe NHBC të cilat mund të raportohen. Është e rëndësishme të përmendim se WINTECH koperon dhe mundëson shërbimet e tij tek kompani të cilat prodhojnë fasada, xhama dhe korniza dritareje.
Me zyra qendrore në Amerikën Qendrore dhe Veriore, CLEB mundëson studime të detajuara dhe çertifikime që përmbushin kërkesat dhe nevojat e kompanive të industrisë. Me zyrat dhe workshops në Montreal, Çikago, Kuebek, Otava, Truro dhe Nju Jork, ka një presencë të fortë dhe besueshmëri të lartë. Hulumtimet e çertifikuara kryhen bazuar në standardet ndërkombëtare, të cilat verifikojnë rezultatet e proçedurave të testimit dhe llogaritjeve që janë kryer.
Për më shumë se 70 vite, Instituti i Kërkimeve të Ndërtimit (ITB) ka përfunduar kërkimet laboratorike për industrinë e ndërtimit dhe është duke manaxhuar implemetimin dhe aplikimin praktik për rezultatet e tij. Me një mbikëqyrje zyrtare të Ministrisë së Investimeve dhe Zhvillimin Ekonomik të Polonisë, ai përdor metodologjinë më të fundit të kërkimit dhe paisjeve të specializuara të matjes, duke mbështetur zhvillimin e konstruksionit brenda dhe jashtë vendit.
Intertek, një nga ofruesit botëror të cilësisë dhe zgjidhjeve të sigurisë për një gamë të gjërë të industrive në të gjithë botën, kreu blerjen e Architectural Testing Inc. (ATI) në vitin 2013. Deri tani, kombinon besueshmërinë e tij me eksperiencën e një kompanie testimesh dhe çertifikimesh në Amerikën Veriore dhe aprovon një performancë të sistemit bazuar në kritere dhe matje shkencore.
NTCL (National Certified Testing Laboratories) është një laborator testimi dhe kërkimi i njohur dhe i pavarur për industritë arkitektonike dhe të ndërtimit të cilat operojnë që nga viti 1977,i akredituar nga ISO / IEC 17025. Është një qendër kërkimore e zhvilluar që ofron shërbime cilësore në kompanitë e industrisë, bazuar në ekperiencën e gjerë dhe paisjet moderne.
Thomas Bell-Wright International Consultants është kompani e specializuar IT me vendndodhje në Dubai. Që nga viti 1995, ofron testime të pavarura, shërbime inspektimi dhe çertifikimi (TIC) fillimisht për industrinë e ndërtimit. Fokusohet në ndërtesa të mëdha komeciale dhe ofron shërbimet e tij në mënyrë që të sigurojë ndërtimin e suksesshëm të elementeve arkitektonike. Në të njëjtën kohë, siguron cilësinë dhe performancën e materialve të ndërtimit në çështje bazuar zjarrit dhe risqeve të tjera të sigurisë.
Riverbank Acoustical Laboratories është një shërbim testimi për papërshkrueshmërinë nga zëri i vlerësuar nga NVLAP i themeluar nga Wallace Clement Sabine në vitin 1918. Organizata aktuale mbetet një burim shumë i respektuar i proçeseve të pavaruara në lidhje me testimin e specifikimeve të papërshkrueshmërisë së zërit të një produkti. RAL specializohet në STC (humbja e transmetimit të zerit nga ASTM E90), NRC (thithja e zërit për ASTM C423), IIC (ndikimi i transmetimit të zërit nga ATM E492) dhe testi i fuqisë së zërit (ISO 6926).
Universiteti Aristotle i Selanikut është një ndër institutet universitare më të mëdha në Greqi, i krijuar në vitin 1925 dhe aktiviteti i tij kryesor është në fushën e edukimit. Përveç kësaj, AUTH shfrytëzon njohuritë e tij teknike dhe stafin e specializuar, në mënyrë që të ofrojë çertifikime dhe testime akustike të sistemeve prej alumini.
Me seli në Athinë dhe themeluar në 1836, NTUA është universiteti më i vjetër teknologjik në Greqi, duke kontribuar në zhvillimin shkencor, teknik, social dhe ekonomik të vendit. Duke ofruar hulumtime dhe çertifikime të qëndrueshme ndaj izolimit akustik dhe sigurisë së zjarrit, ajo lidhet me tregun duke ofruar një avantazh të fortë konkurrues për kompanitë në industrinë e aluminit
Grupi MT është hapur në vitin 1980 dhe përfaqëson një nga kompanitë më të mëdha të testimit dhe inspektimit që shërben në industrinë e ndërtimit në rajonet mes- Atlantike dhe Verilindore. Testet e kryera në laboratorë modern të kompanisë kryhen në përputhje me ASTM, AAMA, AASHTO, NVLAP ose Ushtrinë Inxhinierike. Shërbimet e ofruara përfshijnë shërbime laboratorike, ndërtime dhe studime gjeoteknike, inspektim, menaxhim të QC dhe aleanca bashkëpunuese. Në të njëjtën kohë, MT ofron rezultate nga hulumtimet mbi materialet që lidhen me çelikun strukturor, përforcues, beton, murature, asfalt dhe tokë. Gjithashtu, kryhen prova dhe inspektime të vecanta, duke përfshirë dritaret, mekanizmin dhe murin.
Grupi EAS ishte krijuar në vitin 2004 si rezultat i një bashkimi midis kompanive të industrisë Helene të shtetit grek (EBO) dhe PYRKAL. Kur është krijuar, ishte arma kryesore e prodhimit me disa fabrika dhe mijëra punëtorë. Prodhon një gamë produktesh që përfshin pjesën më të madhe të armëve që janë në përdorim sot nderkombëtarisht dhe është i njohur për aktivitetin e gjerë eksportues. Falë njohurive të tij të specializuara dhe eksperiencës, zhvillon një aksion paralel që kënaq nevojat e tregut në çertifikimet për dizenjimin e sistemeve të aluminit si një "provë".