Alumil Bosna i Hercegovina
Odaberite vaš lokalni sajt

Novosti

Dita Botërore e Dhurimit të Gjakut

Që prej vitit 2005, data 14 Qershor shënon ditën globale të dhurimit të gjakut.

Dhurimi i gjakut është një akt i thjeshtë, personal, njerëzor që nuk krijon varësi. Duke qenë se nuk mund të prodhohet mënyra e vetme për të gjeneruar apo furnizuar me gjak është përmes dhurimit vullnetar.

Në Shqipëri, ka mbi 600 pacientë që vuajnë nga talasemia dhe çdo tre javë ata ndërmarrin transfuzion të gjakut kështu që nevoja ditore për gjak tejkalon 80 njësi. Një javë më parë, kolegët tanë të Alumil Albania i janë përgjigjur kësaj thirrje për këto nevoja të domosdoshme nga Kryqi i Kuq Shqiptar. Nën masat e rrepta të sigurisë shëndetësore të ndërmarra nga kompania jonë, ne organizuam një hapësirë ​​të përshtatshme për sejcilin punonjës që vendosi të dhurojë.

Jeta dhe Shëndeti janë pasuri të vlefshme për kompaninë dhe stafin tonë, kjo është arsyeja pse ne vlerësojmë të gjitha lëvizjet dhe ngjarjet e karakterit promovues për rritjen e ndërgjegjësimit në ndihmë të komunitetin tonë dhe njerëzve në nevojë.

Me rastin e ditës botërore të dhurimit të gjakut si dhe duke përfituar nga dhurimi i sotëm në ambientet tona, ne do të donim të inkurajojmë nëpërmjet këtij lajmi të gjithë partnerët tanë që të bashkohen në çdo lloj fushate dhurimi me qëllim që të ndihmojnë ata që luftojnë kundër sëmundjeve të gjakut dhe jo vetëm.

Alumil Albania dhuron! Ndërtojmë çdo ditë përsosmëri!

Dodaj u favorite