Alumil Bosna i Hercegovina
Odaberite vaš lokalni sajt

Novosti

Praktika Akademike, Studentët e Universitetit Politeknik të Tiranës

Sot në Alumil Albania filloi praktika akademike nga Universiteti Politeknik i Tiranës.

Kjo është tashmë një traditë e vazhdueshme midis kompanisë dhe Universitetit në shkëmbimin e studentëve për praktikën studentore para diplomimit. Këtë pranverë, studentët e inxhinierisë ekonomike dhe materiale ju bashkuan kompanisë për një trajnim një mujor në fushën e esktrudimit të aluminit. Përpara fillimit të praktikës, studentët pregatiten mbi sigurinë dhe infrastrukturën e brendshme të fabrikës.

Çdo seancë praktikore studentët kanë qasje në të gjithë linjën e prodhimit ku vëzhgojnë dhe studiojnë proceset kryesore industriale nën mbikëqyrjen e inxhinierëve të kompanisë dhe specialistëve të prodhimit. Praktika zgjat një muaj dhe në fund të saj çdo pjesëmarrës është në gjendje të interpretojë të gjitha hapat e prodhimit të profileve të aluminit dhe më pas vlerësohet nga bordi përkatës i profesorëve të universitetit para mbrojtjes së diplomës.

Nuk është vetëm përgjegjësi sociale, por edhe privilegj për të shkëmbyer përvojat dhe informacione teknologjike me inxhinierët e së ardhmes në mënyrë që të përmirësojnë aftësinë e sjelljes dhe të kuptuarit inxhinierik. Një bashkëpunim i rëndësishëm i përbashkët që ndihmon një gjeneratë të rritet me ne.

 

BUILDING EXCELLENCE EVERY DAY 

Dodaj u favorite