Alumil Albania
Choose your local website

 

 

#

Faza e projektimit


Në ALUMIL, ne jemi vazhdimisht pranë jush dhe kontribuojmë në përpjekjet tuaja për të përfunduar projekte të shkëlqyera. Mbështetja e kompanisë sonë në çdo nivel të fazës së projektimit synon t'ju udhëheqë drejt përzgjedhjes optimale të sistemeve të aluminit në çdo projekt, duke ofruar zgjidhje sipas nevojës dhe duke përmbushur të gjitha kërkesat për një rezultat të plotë përfundimtar. Ekipi ynë i madh i inxhinierëve është gjithmonë një hap përpara për të adresuar çdo problem teknik. 

Mbështetja jonë teknike përfshin:

  • Analiza e planit arkitektoniks
  • Propozimi i zgjidhjeve që përshtaten me dizajnin arkitektonik
  • Përgatitja e zgjidhjeve të fasadave dhe sugjerimi i planeve të zbatimit
  • Llogaritjet statike në lidhje me sistemet e kompanisë përmes programit AlumilCal
  • Paraqitja e një tabele të plotë të transmetimit termik (vlerat Uw) dhe rekomandimi i sistemeve të përshtatshme të aluminit dhe xhamit
  • Zgjidhje teknike për mbulimin e ndërtesës
  • Detaje konstruktive për bashkimin e saktë të kornizave me elementët e tjerë strukturorë të ndërtesës
  • Zgjidhje speciale në rastet e ndërtesave me energji zero
  • Lista e fabrikuesve të sugjeruar për çdo projekt
  • Dorëzimi i ofertave treguese dhe parakontrata nga fabrikuesit bashkëpunëtorë të rrjetit tonë partner
Prano kushtet