Alumil Albania
Choose your local website

HELTI CONSTRUCTION SHPK

Zgjidhje ideale për kërkesa të larta!
Smartia Comfort

Rreth Nesh

Shoqëria tregtare “HELTI CONSTRUCTION” është themeluar në vitin 1994. Aktiviteti i shoqërisë lidhet me prodhimin dhe montimin e fasadave strukturale të xhamit e dyer-dritareve të aluminit. Kompania me të gjitha burimet që ka në dispozicion, ka arritur të asimilojë një eksperiencë të gjerë dhe të konsoliduar, duke përqafuar zhvillimet më të reja në tregun e këtij sektori që bëhet çdo ditë më global.

 

Ofron për tregun bashkëkohor produkte cilësore si:

 

Veprimtaria e firmës është e përqendruar, kryesisht në prodhimin e produkteve me lëndë të parë profile alumini, xham, profile PVC të llojeve nga më të ndryshmet.

Lënda e parë profile (alumini & PVC) – Përpunojmë materiale të cilësisë së lartë, të çertifikuara në përputhje me standardet europiane. Partnerët tanë të furnizimit me të cilët kemi një historik bashkëpunimi janë kompanitë si: SCHÜCO, EUROPA PROFIL ALUMINIUM S.A, ALUMIL ALBANIA.

Produktet tona kryesore si dyer-dritare (me profile duralumini termik, PVC, lidhje alumin-dru), në sajë të cilësisë së lëndës së parë kanë parametra të lartë përsa i takon rezistencës në qëndrueshmëri dhe izolimit akustik. Mundësojnë transmetim termik në nivele shumë të ulta, mos-depërtueshmërinë e ujit dhe të erës në përputhje me normat e standardet europiane duke përmbushur kështu edhe kërkesat arkitektonike të klientëve.

Lënda e parë xham – Krahas punimit me profile alumini dhe PVC, firma ka një eksperiencë të gjatë në prodhimin e objekteve prej xhami si, fasada xhami, kabina dushi, ndarje të ambienteve, punime me xham të sigurisë shumë të lartë (kryesisht dyqane argjedarie). Për të garantuar cilësinë furnizohemi me xhama (ose dhoma xhami) shumë cilësore, duke përdorur xhama dopio dhe triple në të gjitha rastet termike, me gaz inert në hapsirat ndërmjet tyre, me izolim të dhomës së xhamit me sixhilante të ftohtë, profile të dhomës së xhamit me material jo metalik (warm edge). Ndër të tjera, firma importon xhama me kërkesa shumë të larta sa i përket llojit, përmasave dhe përbërjes së xhamave, të aksesorëve të çertifikuar të inoksit, të mekanizmave të posaçëm për automatike ose jo.

Aksesorë: Të gjitha pjesët e kooperimit përveç profileve të duraluminit si guarnicione, aksesorë metalikë e plastikë, kanë si origjinë kompanitë lider në tregun europian si ’maco”, “Rotto”, “GU”, “GIESSE”, “Siegenia srl” etj.

Si objekt i punës së “HELTI CONSTRUCTION” janë kryesisht pajisja me fasada strukturale xhami  dhe dyer- dritare e vilave, rezidencave të banimit, fshatrave turistike, objekteve në restaurim,  dyqaneve të argjendarisë, objekteve të shërbimit etj.

Shoqëria “HELTI” ofron shërbim të dedikuar për klientët, duke garantuar përmbushjen e kërkesave të tyre dhe siguruar parametra cilësie të lartë.