Alumil Albania
Choose your local website
S650 | an excellent sliding window

Rehatohuni me sistemet prej alumini ALUMIL!

Në ALUMIL ne jemi mësuar t'i lëmë produktet tona të "flasin", duke provuar cilësinë e tyre përmes një performance të shkëlqyeshme. Sistemet arkitektonike prej alumini, ALUMIL për dyer dritare janë të certifikuara vazhdimisht për tiparet dhe cilësitë e tyre të përparuara. Kështu, ALUMIL është kompania e parë greke në industrinë e sistemeve të aluminit që ka qendrën e saj të testimit e njohur ndërkombëtarisht, e cila është në bashkëpunim të ngushtë me Institutin e mirënjohur të Çertifikimeve Gjermane, ift Rosenheim.

Mbrojtja Ndaj Kushteve Të Motit

    Vetratat prej alumini, ALUMIL janë perfekte ndaj çdo lloj kushti klimaterik, duke ju dhënë siguri brenda banesës:

    • Izolimi Termik | Temperatura të qendrueshme për gjatë gjithë vitit, për shkak të niveleve të larta të transmetimit termik (Uw e ulët).
    • Kundra Ujit | Konstruksion i izoluar që parandalon depërtimin e ujit
    • Përshkueshmëri e Ajrit | Parandalim i depërtimit të ajrit në hapësirat e brendshme, falë gominave të shumta izoluese që rrethojnë kornizën.
    • Rezistenca ndaj stuhive | Qendrueshmëri dhe rezistencë ndaj kushteve ekstreme klimaterike (psh. stuhi) dhe kundrejt erërave të forta që godasin vetratat.

    Materiale jetëgjatë

    Kornizat për dyer dritare bëjnë pjesë në kategorinë e produkteve që një person blen një ose dy herë gjatë jetës së tij / saj. Kështu, është me të vërtetë e rëndësishme që këto korniza të jenë të qëndrueshme ndaj dëmit që mund të shkaktojnë kushtet klimaterike.
    • Alumini është një material mjaft i fortë, i cili tregon një qëndrueshmëri të shkëlqyeshme kundër korrozionit dhe ka nevojë minimale për mirëmbajtje.
    • Aksesorët e çertifikuar të ALUMIL që përdorim në kornizat tona (menteshat, dorezat, mekanizmat, gominat izoluese etj.) janë gjithashtu të qëndrueshme dhe përforcojnë performancën totale me kalimin e kohës.
    • Veshja sipërfaqësore dhe procesi i anodizimit që zhvillohen në repartet tona të çertifikuara, përforcojnë kornizën dhe e mbrojnë atë nga korrozioni dhe ekspozimi ndaj rrezeve të diellit.

    Izolimi akustik

    Ndotja akustike është provuar shkencërisht si e dëmshme për shëndetin tonë. Kaloni kohë të qetë në shtëpi, duke përdorur vetratat ALUMIL.
    • Kornizat e çertifikuara ALUMIL sigurojnë nivele të larta të reduktimit të zërit dhe përmirësojnë cilësinë e jetës së përditshme.
    • Treguesi i zvogëlimit të zërit matet në dB (decibel) dhe sa më i lartë të jetë ky tregues, aq më i mirë është izolimi akustik.

    Rezistenca ndaj vjedhes

    Ndjenja e sigurisë është një nga vlerat më të rëndësishme për një shtëpi. Siguria e përforcuar kundrejt "vizitorëve" të paftuar është një kërkesë në procesin e zgjedhjes së një vetrate.
    • Nivele të larta të rezistencës ndaj vjedhjes, që veprojnë si një parandalues ​​për çdo rast vjedhjeje të mundshme
    • Rezistencë e çertifikuar e vjedhjes bazuar në shkallën RC, duke ofruar nivele të larta sigurie kundrejt praktikave të zakonshme të vjedhjes

    Gjeni vetratën e duhur për shtëpinë tuaj

    Blerja e vetratave është një nga investimet më të mëdha në shtëpi, por në të njëjtën kohë ka shumë faktorë në procesin e përzgjedhjes. Ne jemi këtu për ta bërë më të lehtë këtë proces.