Alumil Albania
Choose your local website

Lajme

Rezidenca Eden Roc: Kompleksi luksoz rezidencial që zgjedh ALUMIL

Një nga avantazhet kryesore që mund të të ofrojë një kompleks rezidencial luksoz janë shërbimet e tij si : hoteli. Rezidenca Eden Roc është një rast i ngjashëm. Ndërtesa është një shtesë mbresëlënëse në strukturën urbane të Limasolit dhe tërheq të gjithë ata që kërkojnë një vendbanim me standarde të larta.

Vendndodhja e Eden Roc është e shkëlqyer, pasi ndodhet në qendër të Limasolit, vetëm gjysmë kilometër nga bregu i detit. Infrastruktura e ndërtesës është e zhvilluar rreth një kopshti me peisazh të bukur dhe lartësia maksimale e saj është 8 kate. Dizajni karakteristik i Eden Roc i ngjan një superjahti dhe tërheq menjëherë vëmendjen. Nënvizohet qasja horizontale e zhvillimit (shtrihet mbi 300 metra në gjatësi) dhe ky fakt e bën ndërtimin më miqësor dhe familjar.

Brendësia e apartamenteve të Eden Roc ndjek stilin minimalist, me linja të thjeshta dhe "doza" të vogla luksi. Sistemet e ALUMIL përputhen në mënyrë ideale me estetikën e përgjithshme të ndërtesës. Nga njëra anë sistemi me ngritje & rrëshqitje SMARTIA S560 ofron qëndrueshmëri, duke rritur ndriçimin natyral dhe nga ana tjetër sistemi me hapje  SMARTIA S67 ofron nivele të larta izolimi dhe hidroizolimi, duke plotësuar rezultatin total. Për më tepër, sistemi i izoluar termik COMFORT M3 mbështet konstruksionin, duke siguruar rezistencë ndaj ngarkesave të forta të erës. Komoditetet kryesore për banorët e Eden Roc përfshijnë: spa, pishinë të jashtme, pishinë të brendshme të nxehtë, palestër dhe shesh lojërash.

Rezidenca Eden Roc edhe pse duket imponuese si ndërtim, mbetet me klas. Është një ndërtesë me dizajn unik dhe karakter ndërkombëtar duke u bërë kështu pjesë e projekteve moderne të banimit që janë të pajisura me sistemet e avancuara prej alumini, ALUMIL.

Shto tek të preferuarat