Alumil Albania
Choose your local website

Lajme

Diamantët e Ekonomisë Greke : ALUMIL në kompanitë më të mira të vendit

Motoja e ALUMIL "ndërtojmë përsosmërinë çdo ditë" është e mirënjohur dhe e respektuar në industri. Së fundmi, ky "kërkim" i përsosmërisë u njoh nga një institucion i titulluar "Diamantët e Ekonomisë Greke" dhe kompania ishte e ftuar në forumin e tij vjetor bazuar në rritjen dhe inovacionin e saj.

Eventi i cili mbahet çdo vit ka si qëllim të vë në dukje kompanitë më të admiruara, të fuqishme dhe aktive në Greqi. Kompanitë e nderuara janë vlerësuar rreth rritjes së tyre ekonomike, investimeve dhe përfitimeve të tyre, politikave që ata ndjekin në departamentin e burimeve njerëzore dhe veprimeve të përgjegjshmërisë sociale.

ALUMIL, pavarësisht sfidës së madhe globale të pandemisë së koronavirusit, kishte një vit mbresëlënës me shumë momente të suksesshme. Një ndër momentet më të mira dhe krenare në vitin 2020 ishte përmbyllja e ArXellence 2, konkursi i ideve ndërkombëtare arkitekturale që u frymëzua, organizua dhe u kurua nga ALUMIL. Në konkursin e këtij viti 173 projekte finale u përzgjodhën, ndërkohë që 6 çmime dhe 4 përmendje të nderuara u zgjodhën midis propozimeve arkitekturale. Një tjetër moment për tu theksuar i vitit të kaluar ishte lançimi i shkollës së pare private rreth fushës së aluminit në Greqi. ALUMIL, si një kompani lider në industrinë e aluminit, vazhdon të rrisë cilësinë dhe inovacionin. Për këtë qëllim, Akademia ALUMIL, një shkollë e dedikuar në industrinë e aluminit, u krijua. Akademia edukon të rinjtë që dëshirojnë të hyjnë në atë fushë dhe gjithashtu mundëson trajnime të personalizuara në rrjetin e gjerë të partnerëve të kompanisë. 

Përveç nismave të suksesshme të mësipërme, viti 2020 ishte një vit i projekteve mbresëlënëse të ndërtimit, në të cilat ALUMIL mori pjesë me sistemet e saj të përparuara arkitektonike prej alumini. Nga Vancouver House i vlerësuar me çmime dhe projekti ambicioz i ringjalljes urbane Beogradi Waterfront deri tek kompleksi spektakolar Da Vinci në Tel-Aviv dhe Kullat madhështore Orbi në Batumi, sistemet e ALUMIL "udhëtuan" në të gjithë botën dhe ofruan performancë të lartë dhe estetikë të pakrahasueshme për disa nga ndërtimet më ikonike. Më në fund, kompania u emërua si një nga "Kompanitë më të qëndrueshme në Greqi për vitin 2020". Ky nder erdhi në lidhje me qëndrueshmërinë e ALUMIL në praktikat e qëndrueshme të korporatave dhe parimet e ekonomisë rrethore që zbaton si organizatë. Vlen të përmendet se ALUMIL është kompania e vetme prodhuese e sistemeve arkitektonike të aluminit që mori një vlerësim të tillë.

Njohja dhe përfshirja e ALUMIL në forumin "Diamante të Ekonomisë Greke 2021" përforcon ambicien për të kapërcyer çdo pengesë dhe për të arritur drejt qiellit, me produkte të cilësisë së lartë, prani të fortë ndërkombëtare dhe kulturë korporative të qëndrueshme.

Shto tek të preferuarat