Alumil Albania
Choose your local website

Lajme

WOODALUX | Një produkt i ri inovativ

 

WOODALUX është produkt i ri inovativ i ALUMIL dhe është një zgjidhje e shkëlqyeshme për një sërë aplikimesh, si veshja dekorative, fasadat hijezuese, profilet mbushës të pergolave, gardhe dhe shumë më tepër. Përbëhet nga profile të forta prej alumini të veshura me material sintetik të posaçëm që ofron pamjen e drurit natyror.

Ky produkt unik kombinon qëndrueshmërinë e aluminit, performancën e materialeve të përbëra nga druri dhe estetikën e drurit të pastër. Ai përfshin avantazhe të pashembullta dhe është padyshim një aset i madh, për t'i shërbyer nevojave të shumta të arkitekturës moderne.
E disponueshme në tetë (8) ngjyra të ndryshme dhe gjashtë (6) profile të ndryshme.

Ekstremisht rezistent ndaj kushteve të dëmshme të motit të tilla si ekspozimi i drejtpërdrejtë i diellit (rrezatimi UV).
Aftësia për të krijuar struktura të mëdha pa rrezikun e shtrembërimit, në sajë të bërthamës së qëndrueshme prej alumini.
Përparësi të pakrahasueshme mbi drurin dhe zero shpenzime mirëmbajtjeje.
Ekologjikisht miqësore, në përputhje me standardet e REACH.

Shto tek të preferuarat
Dosje referuese